PS: Kartat, do te kthejme 200 lekeshin
Rozeta Rapushi
Selia roze u beri dje thirrje qytetareve pa pasaporta, te blejne kartat e identitetit me premtimin se PS, do t'jua ktheje parate nese fiton ne zgjedhjet e 28 qershorit. Deputeti socialist, Kastriot Islami, tha se te gjithe ata kategori zgjedhesish si pensionistet, student apo ata me ndihme ekonomike, qe perfitojne nga vendimi i qeverise per te marre dokumentet e identitetit me 200 leke, t'i blejne ato pasi PS, do tua ktheje parate. "Blini karten per 200 leke, beni kete sakrifice, sepse ne 29 qershor 2009 qeveria e re, me Edi Ramen kryeminister do t'jua ktheje kete 200 lekesh", premtoi Islami. Sipas tij, socialistet nuk mund te pranojne, qe zgjedhesit, te taksohen per voten. Deputeti socialist sqaroi se ne vendimin e fundit qe ka marre qeveria per dhenien e kartave 200 per zgjedhesit pa pasaporte ne veshtiresi ekonomike, nuk ka gisht opozita. Ndonese PS e mbeshtet sipas Islamit, si lehtesim, nuk pajtohet dot me te, pavaresisht se behet fjale per 200 leke. "PS eshte ne parim kunder kesaj takse pavaresisht vleres se saj. Per ne cdo shtetas duhet te realizoje te drejten e votes pa u taksuar nga qeveria. Berisha me vendosjen e kesaj takse ka prekur rende te drejten kushtetuese", akuzoi Islami. Socialistet jane te mendimit se vendimi i ri i ekzekutivit, lehteson sakrificat e votuesve, por moralisht vazhdon te ruaje taksen e votes qe nuk ekziston ne asnje vend ne NATO apo BE. Nga ana tjeter, Islami kritikoi Ministrine e Brendshme, se nuk eshte aspak transparente ne procesin e shperndarjes se kartave te identitetit. Sipas socialistit, kjo Ministri po paralizon punen e komisionit parlamentar qe eshte ngritur, per te verifikuar procesin e shperndarjes se kartave. "Nese kjo do te vazhdoje te ndodhe, ne nuk do te heshtim, sepse nuk mund te lejojme qe te vihen ne rrezik zgjedhjet e lira e te ndershme, nga nje hile e radhes me ezaurimin e kohes se shkurter ne dispozicion", theksoi ai. Deputeti socialist, u beri thirrje gjithashtu, te gjitha strukturave te PS-se, qe te angazhohen maksimalisht ne kete proces, duke sqaruar te gjithe votuesit pa asnje dallim per sakrificen e fundit e pageses se kesaj takse prej 200 lekesh per te hequr Berishen nga pushteti ne 28 qershor 2009. Ndaj edhe nje here, deputeti socialist, u beri thirrje te gjithe pensionisteve, personave qe marrin asistence sociale, familjeve ne nevoje, studenteve apo atyre qe marrin ndihme ekonomike, te aplikojne per t'u pajisur me kartat e identitetit. Vetem pak dite me pare, qeveria vendosi dhenien e kartave te identitetit per zgjedhesit pa pasaporta dhe ne nevoje, vetem me 200 leke. Nisme kjo e marre pas ankesave te shumta dhe presionit per te mos shkelur me ne Kuvend, pa u zgjidhur kjo ceshtje. Pavaresisht vendimit te qeverise, socialistet jane ende te pakenaqur.