E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ramen, e mundim pa fushate"

Nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi gjate nje takimi qe zhvilloi dje me banoret e komunes, Baz te Matit, u shpreh i sigurt per fitoren e koalicionit te djathte ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Kundershtaret tane politike sot po vajtojne dhe po ankohen. Ata thone se ne po e perdorim aplikimin per statusin e vendit kandidat per Bashkimin Evropian dhe Komisionin Hetimor per te hetuar kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama per fushate elektorale. Por ne edhe pa fushate e mundim Ramen", deklaroi dje kryetari i grupit parlamentare te PD-se. Sipas tij, qeveria e drejtuar nga PD gjate ketyre dy viteve ka bere per Matin me shume se qeverite socialiste, gjate tete viteve qe kane qene ne pushtet. Njeheresh ai eshte shprehur se do te dyfishohen te gjitha investimet ne mandatin e dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›