E Diel, 1 Nëntor 2026

Koci G 99-nentshat falje perpara se te anetaresohen ne PS

Ne nje interviste per gazeten Koha Jone kreu i Partise Socialiste te Vertete Petro Koci eshte shprehur se te gjithe ata qe e rrezuan PS-ne nga pushtetit ne vitin 2005 perpara se te anetaresohen ne kete parti duhet te kerkojne nje falje publike. Fjala eshte per anetaret e G-99 te cilet ne kohen kur ishin me Mjaft luftuan per te rrezuar Nanon nderkohe qe tashme po marrin teseren e PS. Teksa eshte shprehur se keta idealiste te rinj sulmin ndaj Nanos e konsiderojne nje vize per te hyre ne PS nuk ka kursyer as akuzat ndaj ish-liderit socialist duke deklaruar se ai duhet te sillet si ish-kryetar i PS dhe jo si kandidat per president. Koci ka folur dhe per aleancat me te majten ndryshimin e Kushtetutes dhe te Kodit largimin e Tavos debatin per Piramiden dhe deshtimit e takimit te fundit nderparlamentar te Stabilizim-Asociimin BE-Shqiperi.

Kohet e fundit debati eshte fokusuar te ceshtja e rrezimit te Piramides. Cili eshte qendrimi juaj per kete ceshtje dhe a eshte ky debati kryesor ku duhet te perqendrohet opozita dhe mazhoranca sot
Debati per Piramiden eshte debat pronash. Edhe sot ne vitin 2010 vazhdon procesi i shpronesimeve i nisur qysh nga vitet 40 te komunizmit. Prona vazhdon te konsiderohet si placke politike dhe jo si nje e drejte e shenjte e qytetareve te Republikes. Ky eshte mesazhi qe jep ky debat edhe se ne kete rast behet fjale per nje prone joprivate. Me duket absurditet te harxhosh parate e taksapaguesve te Republikes ne marrezira shkaterrimi. Piramida eshte nje prone e ndertuar me parate e shqiptareve te thjeshte. Pse u dashka te ripaguajne edhe rrezimin e saj Parlamentin e ri le ta ndertojne ne periferi te Tiranes apo prapa Pallatit te Kultures. Dhe besoj se ndertesa e shpreses per ndertim te konsensusit tone politik e shoqeror duhet ngritur po me konsensus. Ne kete vend e kane me kollaj te arrijne konsensus per te vrare Kushtetuten sesa per nje objekt urbanistik.
Pas leterkembimeve te krereve te grupeve parlamentare me oferta dhe kusht transparencen e zgjedhjeve situata eshte kthyer ne piken e nisjes. Kreu i PS-se deklaroi se do te fillojne protestat ndersa kreu i mazhorances konfirmoi dhe nje here hetimin per cdo kerkese te PS qe nuk e ndalon Kushtetuta. Nese do te benit nje analize te shkurter cfare ka fituar opozita ne betejen 1-vjecare per transparencen
Askush nuk ka fituar dicka pas nje viti zgjedhor vec bizneseve te politikes. Vendi eshte mberthyer ne nje krize te thelle politike institucionale shoqerore dhe ekonomike. Te gjitha pushtetet me Kushtetute i takojne kryeministrit te radhes. Nuk ka balance dhe nderkontroll mes institucioneve kushtetuese te vendit. Opozita ka pushtet absolut mbi qeverisjen vendore te qyteteve kryesore te vendit por ska kurrfare pushteti per te shtrenguar kryeministrin si pasoje e firmes se vet ne shnderrimin e Republikes ne kryeministrore ne aktin e shemtuar te 21 prillit 2008. Qytetaret kane vite tashme qe vetem humbasin dhe fiton politika me biznesin e saj antiqytetar. Liberalizimi i merituar i levizjes se tyre tej kufijve shteterore nuk e balancon dot humbjen e madhe social ekonomike te shtetasve te thjeshte. Mendoj se opozita nuk ka fituar gje gjate ketij viti por politikane e saj besoj se po. Asaj i duhet patjeter te ndertoje nje projekt te kompletuar anti-krize ne te cilin perfshihet patjeter edhe ndryshimi i Kushtetutes e sidomos i Kodit Zgjedhor qe te arrije te fitoje mandatin e forces qe sjell ndryshimin. PSV do ta mirepriste kete hap te madh te opozites.
Pak dite me pare deputeti i PS-se Vangjel Tavo deklaroi bashkimin e tij me LSI-ne. Si e gjykoni kete vendim
Ne si socialiste te bindur i beme thirrje paraprake publike zotit Tavo qe te mos rreshtohej ne krah te Berishes ne kampet parlamentare edhe se i mirekuptuam arsyet politike te kushtezimit te marredhenieve organizative te tij me PS. Mendoj qe ky hap do rrise numrin e madh tashme te keqkuptimeve ne funksionimin e se majtes dhe te vete PS. Fatkeqesisht shoqeria jone mentaliteti yne sundues pranon qe te ngopet me koken e ndonje tradhtari edhe se mund te jesh ne papunesi apo ne uri politike e ushqimore. Ne te vertete koka tradhtare e Tavos nuk arrin dot te ngope nevojat e medha te socialisteve per ndryshimin e madh ne qeverisjen e se majtes dhe opozites. Shpresoj qe zoti Rama ta mirekuptoje kete si nje thirrje ekstremisht dashamirese ndaj socialisteve dhe vete atij. Ne fund te fundit sistemi politik i percaktuar ne Kushtetuten Rama-Berisha nuk garanton stabilitet qeverises por transferta deputetesh nga nje kamp tek tjetri. Aq me teper ne situata kur politika ne pergjithesi eshte shnderruar nga sherbim fitimprures per qytetarin ne biznes fitimprures per politikanet. Prandaj dhe ska veshtiresi morale ne procesin e transfertave parlamentare.
Mes debateve per zgjedhjet e kaluara piramiden dhe akuzat e ndersjella per korrupsion jo shume larg jane dhe zgjedhjet vendore. Gjykoni se opozita eshte e pergatitur per keto zgjedhje
Opozita tjeter pra ajo vec nesh po nderton fushate e saj elektorale nepermjet luftes per transparence zgjedhore. Besoj se kjo mbetet nje nga arsyet te cilat motivojne opoziten ne rinisjen e protestave antiqeveritare. Pergatitje te tjera nuk kam verejtur. Po dhe tek mazhoranca ndihet e njejta situate. Nuk shoh pergatitje organizative ne sherbim te fushates. Ajo duket se do e mbeshtese fushaten te liberalizimi i levizjes se lire ne vendet e BE. Beteja me e ashper do te zhvillohet per bashkine e Tiranes. Mjerisht ky fakt rendoi rezultatin e PS ne pjesen jashteqytetese ne zgjedhjet e fundit vendore. Ne do perpiqemi te ndihmojme fort fitoren e opozites ne zgjedhje por kjo do varet edhe nga loja e PS. Kodi Kushtetuta dhe aleancat me djathtiste ish-bashkepunetore te ngushte te Berishes na mbajne ne te PSV ne distance me Opoziten e Bashkuar. Por edhe jashte saj ne do dime te sillemi si socialiste te mire e te vertete pa u perfshire ne pazare te tipit presidencial.
Cili do te jete pozicioni i partise qe ju drejtoni ne zgjedhjet e ardhshme vendore Do te jeni ne koalicion me PS-ne apo do te garoni si force me vete
Ne zgjedhjet vendore ne pergjithesi garohet me vete. Sistemi proporcional ne zgjedhjet e keshillave vendore e imponon kete. Per sa i perket zgjedhjes se kryebashkiakeve e kryekomunareve do te kombinojme me socialistet e tjere opozitare. Por nese ne do shohim ndryshimin e shumepritur ne qendrimin e PS ndaj Kodit dhe Kushtetutes atehere ne do jemi te gatshem te hyjme ne Opoziten e Bashkuar. Kodi aktual eshte antipluralist dhe ska lidhje me angazhimet programore te socialisteve per demokraci te garantuar me ligj. Ndersa Kushtetuta eshte nje rikthim i kamufluar te ajo e 1974-es sipas se ciles partia qe fiton zgjedhjet e radhes rremben te gjitha pushtetet.
Cfare duhet te beje opozita per te mos pesuar nje tjeter deshtim ne zgjedhjet vendore
Duhet te bashkohet. Por jo per hir te kundershtarit Sali. Duhet nje bashkim parimor e programor. Nje projekt i plote ku shpaloset alternativa e shnderrimit institucional te vendit dhe jo vetem ajo e nderrimit te prapanicave qeverisese. Duhet tu rrije larg pazareve brenda vetes apo atyre te pjeseve te saj me mazhorancen per karrige. Nderkohe ata qe na rrezuan nga pushteti ne 2005-en eshte mire te kerkojne falje para se te anetaresohen ne PS. PS ka nevoje per idealiste te rinj e jo per karrieriste te rinj qe mendojne se lufta ndaj Nanos kur ishte kryetar i PS eshte heqje vize per te hyre ne PS. Ashtu sikurse edhe Nano duhet te sillet si ish kryetar i PS dhe jo si kandidat per President qe shpreson te zgjidhet njeanshmerisht duke perfituar nga nje skeme kushtetuese e prodhuar dyanshmerisht.
Dje partite kryesore politike ne vend deshtuan per te arritur nje konsensus per gjetjen e zgjidhjes politike. Si e gjykoni debatin e zhvilluar dje ne prani te nderkombetareve dhe cfare kostoje do te sjelle kjo per integrimin e vendit
Ngjarjet e fundit ne Komitetin e perbashket te Stabilizim-Asociimit jane vertet te turpshme. Edhe mua me vjen turp per ate qe po ndodh me koleget e mi te politikes edhe se nje pjese e tyre jane ne moshe te re. Kjo me ben te perseris se vendi ka nevoje per nje brez te ri politikash dhe jo vec politikanesh. Mungon shpirti evropian ne kulturen tone politike dhe opinioni yne i brendshem nuk ka fuqi te reagoje. Shpirti i skllavit dominon ndaj tendences evropiane. E ndjej se feudalizmi politik dhe ekonomik po pengon shoqerine tone te emancipohet. Klasa politike dhe sistemi me te cilin ajo funksionon jane pergjegjesit kryesore. Monopolet feudale mbi institucionet e kane zene per fyti progresin qytetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›