Berisha Puna per integrimin opoziten e kemi kunder Qamil Xhani
Per kryeministri Sali Berisha Partia Socialiste tregoi gjate diskutimeve te fundit per gjetjen e kompromis politik se nuk shkeputet dot nga kultura e bllokut ish-komunist. Nga qyteti i Shkodres ku ka marre pjese ne nje sere investimesh kreu i qeverise theksoi se mentaliteti i se majtes se sotme vjen nga e kaluara e regjimit monist. Pas vendimit per liberalizimin e vizave qytetaret shqiptare do te ndjehen te barabarte me qytetaret e Evropes. Ideali juaj i lirise po behet realitet sepse ju qytetaret dhe qytetaret e Shkodres dhe te mbare Shqiperise me zgjedhjet e pergjithshme parlamentare deshmuat se jeni te vendosur te votoni te lire si te gjithe qytetaret e Evropes. Ata qe deshen te fusin levizjen tuaj te lire ne kuti le te mbeten vete ne bunker ne do te ecim drejt Evropes pa u ndalur u shpreh dje kryeministri Berisha. Duke folur per procesin e heqjes se vizave dhe arritjen e standardeve kreu i qeverise ka deklaruar se qytetaret e Shqiperise do te marrin pjese ne zgjedhje si ne vendet me te demokratizuara. Jam sot ketu per tu zotuar se sa here te votoni do te votoni njelloj si qytetaret e vendeve me te zhvilluara te Evropes dhe askush me kuti dhe pa kuti nuk do te mund tju marre kurre voten le te mbeten ata skllever te kultures se bunkerit te bllokut. Ne cdo dite do te perqafojme do te zgjerojme lirite tona si rruga me e mire e te ardhmes sone u shpreh Berisha. Ne fjalen e tij kreu i qeverise eshte ndalur ne procesin e heqjes se vizave dhe vendimin qe pritet te finalizohet se shpejti. Ai ka theksuar se ky proces nuk eshte dhurate nga Bashkimi Evropian por eshte vleresim i reformave qe ka plotesuar vendi gjate viteve te fundit. Levizja e lire nuk perben nje dhurate por perben nje proces ne te cilin ne deshmuam seriozitetin dhe perkushtimin me te madh. Levizja e lire vjen si rezultat i faktit se ne ne perkushtimin tone seriozitetin tone beme qe Shqiperia te jete njeri nga vendet me te sigurta ne Evrope tha dje Berisha. Ai ka theksuar se zhvillimet e fundit ne vend nga ana e mazhorances kane krijuar me shume siguri per komunitetin evropian qe te votoje pro heqjes se vizave per Shqiperine. Levizja e lire u be e mundur ne saje te nje lufte te vendosur kunder korrupsionit lufte qe beri te mundur transformime epokale ne veprat publike per Shqiperine dhe shqiptaret. Lufte e cila beri te mundur qe Shqiperia te meritoje cmimin e dyte ne bote per sa i perket transparences u shpreh Berisha. Ne kete drejtim kreu i qeverise ka theksuar se lufta ndaj korrupsionit do te jete me e ashper dhe se dhe se nuk do te njohe kufij dhe limit dhe se do te luftoje me te gjithe forcen e ligjin ne cdo qelize aty ku ndodhet. Kryeministri eshte ndalur dhe ne zhvillimet e ekonomike ne vend ku ka theksuar se rritja e numrit te turisteve kerkon qe te shtohen edhe me shume investimet ne kete sektor. Pak jave me pare agjencia me serioze e botes per turizmin perzgjodhi Shqiperine njerin nga 10 vendet me te preferuara per vitin 2011 per turizem. Perzgjodhi Shqiperine vendin e pare ne 10 vendet me te preferuar ne bote per turizmi perzgjodhi Shqiperine njeshin e botes u shpreh Berisha.