E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza e europarlamentareve dhe mosvotimi i rezolutes pergjegjesi e opozites

07-11-2010 / Gazeta 55

Deshtimi per zgjidhjen e krizes - ministri Edmond Haxhinasto fajeson opoziten

Nuk ishte surprize per ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto refuzimi nga opozita i rezolutes euro parlamentareve per situaten politike. PS per ministrin nuk devijoi aspak nga kursi i deritanishem i kontestimit te rrjedhes normale te politike berjes ne vend. Por jehona e kesaj ngjarjeje sipas tij ashtu dhe pergjegjesia do te pasohen dhe ne Bruksel.
Une nuk mendoj se nje reagim i tille nga ana e opozites eshte pozitiv perkundrazi perceptohet si nje veprim i gabuar i cili nuk i jep asnje mundesi zgjidhjes se ngercit politik ne Shqiperi. Duhet te presim tha Haxhinasto.
Pas deshtimit te perpjekjes se fundit te nderkombetareve per te ofruar nje zgjidhje konsensuale per kutite fleteve ministri Haxhinasto shprehet se nderkombetaret i kane bere te qarta sugjerimet e tyre i kane ofruar rruget e zgjidhjes te cilat duhet te jene ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi. Cdo perpjekje per te dale nga ky kuader nuk eshte konstruktiv. Tregon se axhenda politike partiake eshte me e rendesishme se sa interesat e gjithe qytetareve shqiptare deklaroi kryediplomati shqiptar.
Dy dite me pare kreu i delegacionit te europarlamentareve Eduard Kukan u shpreh i zhgenjyer nga politika shqiptare. Pas dy dite bisedimesh ndasite mbi fletet e votimit te deputeteve shqiptare bene qe komiteti i Stabilizim Asociimit te mos dilte me nje rezultat perfundimtar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›