E Shtunë, 31 Tetor 2026

RENEA arreston urithin vrases Ahmet Bajramaj

Specialet 6 ore operacion per kapjen e te kerkuarit

Kishte mundur tu shpetonte per te disaten here prangave policore por te shtunen ne mbremje do te merrte fund arratisja e Ahmet Bajramajt 66-vjecarit qe ekzekutoi per hakmarrje plot 16 vjet me pare. Per kapjen e koplikasit eshte dashur angazhimi i forcave me speciale te Policise se Shtetit por informacioni ka ardhur i perpikte nga strukturat e vezhgimit te policise vendore te cilat nuk kane pasur asnje dileme se vrasesi i denuar me 25 vjet heqje lirie ndodhej ne banesen e tij.

Paraditen e se shtunes tri njesi te RENEA-s jane njoftuar me urgjence nga eproret e tyre se ishin thirrur ne ndihme te Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder per arrestimin e nje super te kerkuari. Kaq ka mjaftuar qe superspecialet te kalonin porten e hekurt te rezidences se tyre profesionale dhe te udhetonin drejt Veriperendimit. Pas gati dy oresh ata kane kryer nje ndalese te shkurter ne Drejtorine e Policise Shkoder ku kane mesuar te rejat e fundit per levizjet e prese se tyre. Drejtuesit vendore te uniformave u kane thene se kishin mbajtur gjithcka ne kontroll dhe i kerkuari ndodhej ne banesen e tij. Nje plan i shpejte bashkeveprimi u ka dhene mundesine specialeve te leviznin drejt objektit te kerkimit me besimin e plote se koleget e tyre kesaj here nuk do ti nxirrnin duarbosh.

Ne hyrje te qytetit te Koplikut rikonicioni pak para se te kryhej vendosja e forcave u saktesoi detajet e fundit te operacionit. Te dyja komandat ajo e specialeve dhe e forcave te policise vendore percaktuan detyrat per vartesit e tyre. Fillimisht snajperet nga nje lartesi dominuese aty prane sinjalizuan se i kerkuari gjendej ne katin e dyte te banese se tij ndersa nje specialist i vezhgimit ne policine e Shkodres u perseriste specialeve Ju thashe Aty e keni. Ora shenonte 1430 minuta dhe askujt nuk ia priste mendja se ne nje dite pushimi dhe nen driten e diellit RENEA do te bente operacionin surprize per kapjen e Ahmet Bajramajt. Brenda tri minutave pervecse kapucejte e zinj dhe te ligjshem kane kryer rrethimin e vogel me nje njesi hyne ne banese per te kryer arrestimin e te kerkuarit. Edhe pse e kthyen gjithcka permbys njesia qe kreu nderhyrjen nuk ka mundur te gjeje 66-vjecarin as ne katin e dyte dhe as ne te parin. Te bindur se ate nuk e kishte perpire dheu dhe as nuk e kishte shansin ti largohej rrethimit specialet e RENEA-s levizen nga vendi te gjitha orendite shtepiake madje edhe stiven e druve qe maskonte daljen e fshehte nga banesa te Bajramajt. Pas arkave me dru ishin gozhduar disa llamarina te cilat maskonin bukur tunelin e arratisjes se te kerkuarit. Specialet nisen te zberthenin gjithcka dhe pane te caren spirale ne mur besuan se tanime ishin shume afer kapjes se te moshuarit vrases. Ata ndoqen rrugen e fshehte e cila vinte horizontal ne nje pjese te saj qe me pas zbriste ne katin e pare te nderteses dhe vazhdonte nen toke me dy degezime pas nje sheshpushimi te bollshem. Degezimi i majte ishte pa dalje ne siperfaqe ndersa i djathti te nxirrte disa meter me tej poshte nje mullari ne kopsht. Nuk kishte asnje shenje siperfaqesore por specialet kane kembengulur se Ahmet Bajramaj ndodhej aty i fshehur. Negociatoret i kane bere thirrje duke e detyruar urithin 66-vjecar te dorezohej pas 6 oresh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›