Koci: Pa korrigjimin e sistemit zgjedhor, krizat riciklohen Qamil Xhani
Numerimi elektronik i votave eshte nje prej produkteve konkrete te reformes zgjedhore qe ka gjetur miratimin e te gjitha forcave politike. Nuk jane vetem dy partite kryesore qe e cilesojne kete vendim si nje marreveshje te duhur, por edhe aleatet e tyre. Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, deklaron ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone" se kjo marreveshje eshte nje zhvillim pozitiv per proceset zgjedhore ne vend. Nga ana tjeter, Koci thekson se ajo qe eshte me e domosdoshme per te garantuar procese te rregullta lidhet me korrektimin e sistemit zgjedhor. Sipas tij, vetem nderhyrje te tilla mundesojne shmangien e krizave politike. "Arritja e marreveshjes per numerimin elektronik mes dy forcave kryesore, per mendimin tim, eshte nje hap para dhe nje zhvillim pozitiv. Por, ajo qe duhet te kemi parasysh ne lidhje me proceset zgjedhore, eshte se, nese nuk arrihet korrigjimi i sistemit zgjedhor, krizat do te riciklohen", - thote Koci. Kreu i PSV '91 argumenton se me korrektimin e sistemit zgjedhore do te mundesohet barazia e vote se qytetareve ne te gjitha qarqet e vendit. Sipas tij, ne kete menyre edhe perfaqesimi i partive politike ne Parlament do te jete me real duke pasqyruar vullnetin e qytetareve. Vec ceshtjes se barazise se votes, Koci thekson se sistemi aktual nuk i garanton shumicen e duhur asnje mazhorance, e per pasoje krizat jane te pashmangshme. Qendrimi i kreut te PSV '91 pasqyron objeksionet e gjithe aleateve te Partise Socialiste. Edhe Partia Demokracia Sociale dhe ajo Socialdemokrate kane kerkuar nga kreu i PS-se dhe perfaqesuesit e opozites ne komisionin e reformes zgjedhore qe te kerkojne nga Partia Demokratike korrektimin e sistemit zgjedhor. Varianti me i mundshem eshte i ndryshimit nga sistem proporcional rajonal, ne sistem proporcional me korrektim kombetare. Nderkohe qe nje tjeter variant eshte dhe ai i rindarjeve te zonave zgjedhore duke mos i lene sipas praktikes se perdorur ne zgjedhjet e kaluara me 12 qarqe, por me me pak. Partia Socialiste, parimisht, nuk ka qene kunder nje nisme te tille, duke mbeshtetur kerkesat e aleateve te saj. Ndersa ka paraqitur si argument per mosrealizimin e qendrimit te Partise Demokratike. Kreu i PS-se, Edi Rama, dhe perfaqesuesit e PS-se ne komisionin e reformes zgjedhore kane theksuar se do te kerkojne nga PD-ja korrigjimin e sistemit, por kjo eshte nje ceshtje qe nuk mund te behet vetem me vullnetin e Partise Socialiste.