Tavo: Reforma zgjedhore, Rama synoi tkurrjen e LSI Eva Gjura
Nenkryetari i Parlamentit njeheresh dhe deputeti i LSI-se, Vangjel Tavo, gjate nje interviste per "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit ne komisionin e reformes zgjedhore. Tavo thekson faktin se ne emer te forces politike qe ai perfaqeson ne kKomisionin e reformes zgjedhore per t'i ardhur ne ndihme sistemit, ka kerkuar qe te rritet numri i KZAZ nga 66 ne 100 qendra, por ky propozim nuk eshte marre parasysh nga dy forcat kryesore ne komisionin e reformes PD-ja dhe PS-ja. Gjithashtu, deputeti i LSI deklaron se komisioni ende nuk ka nisur diskutimin per sistemin zgjedhor, por LSI-ja nuk ka per te hequr dore nga kerkesa e saj per ndryshimin e formules se llogaritjes se votes. Sipas Tavos, vota duhet te jete e barabarte ne cdo zone dhe ne cdo qark. Deputeti i LSI ka bere te ditur se ne mbledhjen e ardhshme te komisionit te reformes zgjedhore do te kerkoje qe t'i jepet nje pergjigje dinjitoze perfaqesimit te grave ne zgjedhje, por dhe votes se emigranteve, per t'u dhene mundesine qe jo vetem te votojne pro edhe te perfaqesohen ne Kuvend.
Sa i ka marre parasysh komisioni i reformes zgjedhore propozimet qe ju si force politike keni bere per permiresimin e sistemit?
Ne mbledhjen e fundit, ne beme nje propozim ne lidhje me numerimin elektronik te votave. Propozimin e beme duke u nisur nga fakti, qe nje nga problematikat e zgjedhjeve te meparshme ka qene edhe koha qe merrte numerimi i votave, pra vonesat qe jane shfaqur gjate numerimit te votave, te cilat kane zgjatur edhe me jave. Kuptohet qe numerimi elektronik e pershpejton procesin, por duhet te kemi parasysh edhe kushtet aktuale te vendit tone, kapacitetet njerezore ne dispozicion te ketij sistemi te numerimit elektronik te votave. Problemet teknike qe mund te hasen gjate perdorimit te kesaj metode te re te numerimit te votave dhe ne nisur nga kjo, duke pershendetur kete marreveshje midis dy forcave te medha dhe duke e mbeshtetur numerimin elektronik te votave, propozuam qe numri i KZAZ-ve nga 66 qe jane aktualisht te behen 100, pra te rritet numri KZAZ ne menyre, qe edhe numri i votave per cdo KZAZ, te jete edhe me i vogel sesa ka qene edhe ne zgjedhjet e meparshme dhe kjo automatikisht do te thote pershpejtim te nxjerrjes se rezultatit te numerimit. Ishte nje propozim nisur vetem e vetem nga fakti se ky problem, pra problemi i voneses se nxjerrjes se rezultatit t'i gjendej nje zgjidhje dhe padyshim, ceshtja e numerimit elektronik e pershpejton nxjerrjen e rezultatit nese do te funksionoje cdo gje normalisht, por propozimi yne e pershpejtonte edhe me shume nxjerrjen e rezultatit dhe merrte parasysh edhe ndonje problem, qe mund te hasim gjate perdorimit te kesaj teknike te re. Nese do te kete probleme ne lidhje me kapacitetin njerezor, qe do ta perdorin kete sistem elektronik te votave te kishim mundesi qe numri i votave per cdo KZAZ, te jete shume me i vogel. Nje propozim, i cili nuk eshte pranuar, por neve si force politike nuk eshte se na prish pune. Me pas kishte nje propozim tjeter ne lidhje me uljen e numrit te qendrave te votimit, duke vendosur si klauzole per ekzistencen e nje qendre votimi, numrin 200 te zgjedhesve, kur ne kodin aktual numri i zgjedhesve per qender votimi, nuk duhet te jete me i vogel se 150, pra duke rritur numrin e votuesve ne cdo qender ulet numri i qendrave te votimit. Me thene te drejten dhe ne kete pike une kam rezervat e mia, sepse behet fjale per fshatra, te cilat mund te jene shume te largeta dhe mosha e ketyre njerezve qe jetojne ne keto fshatra, mund te jene njerez te moshes se trete dhe mundesia e tyre eshte shume e vogel te levizin, keshtu qe ju heqim ketyre njerezve te drejten per te marre pjese ne procesin e votimit dhe per te ushtruar te drejten e tyre kushtetuese, voten. Kjo tashme eshte zgjidhur, eshte nje marreveshje midis dy forcave politike dhe nuk kishte per t'u marre parasysh si sugjerim, qe do te thote qe martesa midis PD dhe PS mesa duket po vazhdon te funksionoje deri me tani. Shpresojme qe nga kjo dashuri e madhe, nga kjo martese te nxjerrin dhe ndonje produkt, i cili do te jete i vlefshem per kete proces dhe reformen zgjedhore, te jete nje produkt qe do ti sherbej Shqiperise dhe shqiptareve dhe jo produkte, qe deri me tani kemi pare qe kane qene ne funksion te dy forcave politike dhe aspak ne interes te vendit tone. Shpresoj qe kesaj radhe te mos shohim ate qe kemi pare deri me tani, qe pas cdo martese apo dashurie te tille, midis forcave politike, vjen nje ndarje, nje pjelle, e cila gjeneron sherrnaja dhe jo zgjidhje, te cilat nuk do te ishin ne funksion te interesit te vendit tone.
Mesa duket ju keni hequr dore nga kerkesa per ndryshim te sistemit zgjedhor?
Absolutisht jo, por nuk eshte momenti per sistemin zgjedhor. Fola per mbledhjen e fundit te reformes zgjedhore. Nuk kemi hequr dhe nuk do te heqim dore nga kerkesa jone ne lidhje me formulen e ndarjes se mandateve. Nuk kemi hequr dhe nuk do te heqim dore, dhe nuk do te reshtim se kerkuari ndryshim te sistemit, duke u nisur gjithmone nga ajo cka eshte fondamentale per ne, barazia e votes se shqiptareve. Ne do te vazhdojme te kerkojme qe kjo te jete sa me funksionale dhe te gjendet nje zgjidhje qe vota e shqiptareve ne te gjitha qarqet e Republikes, te jete e barabarte, e barasvlershme dhe te shkoje per ate force politike dhe kandidatet e saj, per te cilen vete votuesit dhe zgjedhesit duan ta mbeshtesin. Nuk ishte momenti ne mbledhjen e fundit, por do te vazhdojme te kerkojme ne cdo mbledhje, do te vije momenti, qe do te diskutohen edhe propozimet tona edhe propozimet e forcave te tjera politike dhe propozimet e OJQ-ve, ne lidhje me formulen e ndarjes se mandateve, por nuk eshte vetem ndarja e mandateve, ka edhe ceshtje te tjera, te cilat duhet te behen objekt diskutimi i komisionit te reformes zgjedhore, sic eshte problemi i perfaqesimit te gruas, qe eshte po aq fondamentale si ceshtja, apo problemi i votes se emigranteve, qe duhet pranuar ose ndryshe pranohet nga te gjithe qe perben nje perqindje shume te madhe elektorale shqiptare qe jeton, banon jashte Shqiperise per momenti dhe qe normalisht, qe duhet te gjendet nje formule te krijojme te gjitha kushtet e nevojshme, qe ky elektorat te perfaqesohet ne zgjedhjet e 2013, pra t'i japim te drejten qe te votojne ne radhe te pare dhe pse jo t'u krijojme mundesi duke gjetur konsensus, qe emigrantet jo vetem te votojne, pro edhe te perfaqesohen ne Kuvend.
Duket sikur PS dhe PD kane nje marreveshje te heshtur mes tyre, per te mos e ndryshuar sistemin. Mendoni se kete e bejne per te ndeshkuar partite e vogla?
Padyshim ky sistem qe kemi sot eshte bere, ose me sakte eshte vendosur ne reformen e meparshme zgjedhore ne 2008, duke pasur pikerisht kete qellim, eliminimin e forcave te tjera politike dhe qellimi nga ana e kryetarit te PS Rama, ka qene eliminimi nga skena politike e LSI. U duk qarte qe nuk mundi qe ta arrinte kete qellim te vetin lidershipi i PS edhe pse ka bere maksimumin e mundshem per te eliminuar LSI. Duket se LSI ne 2009 eshte perfaqesuar ne Kuvend, jo me ate cka i takonte si rezultat i sistemit, por me ate cka mori ne fakt edhe pse padrejtesisht. Lidhur me kete force politike dhe me sistemin, zhvillimet kane qene te tilla qe i mohuan LSI nje numer te konsideruar mandatet te tjera ne krahasim me votat qe LSI kishte ne 2009. Ne mandatet qe mori jane rreth 4-5 mandate qe i jane mohuar kesaj force politike, per te folur edhe per forca te tjera politike, jane rreth 20 mandate ne total, qe duhet te kishin te gjitha forcat e tjera politike dhe qe ne fakt keto mandate dhe keto vota iu ndane padrejtesisht dy forcave te medha. Sikurse e theksova edhe me lart nga kjo martese qe eshte bere zakon tashme midis dy forcave te medha politike, nga kjo dashuri, une nuk pres gje tjeter vetem ate qe ndodhi edhe ne zgjedhjet e 2009, ku martesa midis ketyre dy forcave te medha ne 2008 nuk gjeneroi nje kod zgjedhor konsensual te pranuar nga te gjitha forcat politike dhe nje rezultat zgjedhor te pranuar, po ashtu nga te gjitha forcat politike, pro gjeneroi nje pale zgjedhje qe njera force, PS megjithese e beri vete kodin zgjedhor nuk e pranoi menjehere rezultatin e zgjedhjeve dhe krijoi alibine e manipulimit te votes se shqiptareve. Me pas kuptohet, ajo marreveshje solli nje ndarje po aq te dhimbshme dhe jo per PD e PS, por per Shqiperine dhe shqiptaret, ku te gjithe e kuptojne se humben jo pak, por 2 vjet te tera integrim, vetem e vetem nga tekat e kreut te PS, i cili gjithmone ka vene interesat e tij personale mbi interesat e Shqiperise dhe e shqiptareve. Ne nuk kemi pse te ngaterrohemi ne kete corbe qe kane gatuar dy forcat e medha duke ndertuar kode te tilla zgjedhore, te cilat gjithmone jane nisur nga interesat e forcave te tyre politike dhe nuk kemi pse hame nga kjo corbe, perderisa vete po e gatuajne. Ne fund te fundit, vete ata do te jene pergjegjes per ate qe bejne ne realitet. Uroj dhe shpresoj qe ajo qe ndodhi pas zgjedhjeve te 2009, te mos te ndodhe si me pare, qe njera nga te dy forcat te mos beje te njejten gje, duke bojkotuar dhe kundershtuar kodin e hartuar prej vete atyre.