Rama: Anetaresimet ne PS, proces i hapur per te gjitha moshat
Faza e anetaresimeve te reja ne Partine Socialiste ka vijuar dje ne qytetin e Lezhes. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deputete dhe drejtues lokale te partise kane marre pjese ne aktivitetin per marrjen e kartes se anetaresise per 1114 anetaret e rinj te kesaj force politike. Ndryshe nga qytetet e tjera, ku PS-se i jane shtuar kryesisht te rinj, ne Lezhe mes 1114 anetareve ka pasur mosha te ndryshme. Kreu i PS-se e ka cilesuar kete numer kaq te madh te anetareve si nje deshmi e frymes qe po sjell Partia Socialiste ne vend. Po ashtu, nje fakt tjeter domethenes, sipas Rames, eshte dhe prania e grave ne Partine Socialiste. "Mbreselenes numri i grave dhe vajzave te anetaresuara gjate ketij procesi ne qytet e komuna: 383! Shembull per t'u marre nga gjithe rrethet", - shkruan kreu i PS-se ne rrjetet sociale. Gjate fjales se tij ne takim, Rama e ka cilesuar Lezhen si nje qytet ku procesi i hapjes se PS-se dhe i pranimit te njerezve te rinj, jo vetem nga mosha eshte domethenes. Ashtu si ne Skrapar dhe Librazhd, edhe ne Lezhe kreu i PS-se eshte ndalur ne rendesine qe ka pjesemarrja ne politike dhe zgjedhja e nje force te duhur partiake per te bere te mundur realizimin e aspiratave te qytetareve. Rama u ndal ne problemet qe ka vendi, duke theksuar se programi i PS-se jep nje pergjigje konkrete per cdo problem duke synuar gjetjen e nje zgjidhje konkrete. Duke folur per programin, kreu i PS-se eshte ndalur ne taksen e sheshte duke theksuar se nuk mund te paguajne taksa njelloj si infermieret dhe doktoret. "Nuk eshte e mundur qe nje infermiere te paguaje me shume taksa se sa doktori kryeminister, nuk eshte e mundur qe nje polic te paguaje me shume taksa sesa ministri i Brendshem. Nuk eshte e mundur qe nje mesuese te paguaje me shume taksa sesa ministri i Arsimit, nuk eshte e mundur qe te gjithe njerezit e zakonshem te ketij vendi qe e kane nje pune dhe kane nje rroge per te mbijetuar ne sektorin shteteror, apo privat, te paguajne me shume taksa sesa te gjithe deputetet e Kuvendit te Shqiperise", - u shpreh kreu i PS-se.