E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët, Greqia ndërton mur në kufi me Turqinë

Një mur ndarës për të penguar kalimin e emigrantëve, ka qënë masa e marrë nga Greqia në kufi me Turqinë. Kjo masë është marrë ditën e sotme, me synimin e vetëm për të penguar depërtimin e emigrantëve ilegalë dhe refugjatëve që kërkojnë strehim në BE.

Ky “mur rrethimi” do të jetë i lartë 2.5 metra, ndërsa do të jetë e rrethuar me tela me gjëmba, sikundër do të mbikqyrret nën masa të forta nga 25 kamera.

Ende gjithshka është në letër pasi pritet që të dalë në dritë brënda një afati të caktuar, i cili është pesë muaj. Vlera e saj do të shkojë deri në 3 milionë euro.

Ky “mur ndarës” do të mbulojë një pjesë të kufirit ku vendet i ndan toka dhe jo deti, gjë që e bën zonën më lehtë të kalueshme.

BE ka paralajmëruar Greqinë, se këto ndarje nuk janë rruga e duhur e zgjidhjes së çështjes së emigrimit ilegal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›