KFOR-i nis heqjen e barrikadave të serbëve

Forcat e KFOR-it kanë filluar të enjten rreth orës 05:30 të mëngjesit operacionin për heqjen e barrikadave në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Sipas mediave kosovare aksioni i KFOR-it po mbështetet edhe nga helikopterë ushtarak të cilët po vëzhgojnë situatën nga ajri, ndërkohë që është larguar barrikada afët Zupçit dhe në Jagnenicë.
Sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it i kanë larguar kamionët e vendosur në rrugë nga ana e ektremistëve serbë.
Edhe pse menjëherë pasi kanë kuptuar për fillimin e aksionit në Zupç janë tubuar rreth 100 serbë, nuk ka pasur përkeqësim të situatës dhe deri tani nuk është shënuar ndonjë incident.
Sipas mediave KFOR-i i ka bërë apel serbëve të tubuar të shpërndahen dhe mos të qëndrojnë në rrugë për të penguar aksionin, në të kundërtën ka paralajmëruar se do të ndërhyjë me forcë.
Ndërkohë më herët presidenti serb, Boris Tadiç ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i përmbajtje në veprimet e tyre. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesëve të serbëve lokalë të marrin vendime, siç ka thënë ai në interes të qytetarëve dhe jo për interesa të liderëve të tyre partiakë në përfitim për zgjedhjet në Serbi.