E Martë, 3 Nëntor 2026

Koçiu: 216 SmartLab-e në 200 shkolla, mbi 35 mijë nxënës përfshihen në kurrikulën e kodimit

Qeveria shqiptare vijon të investojë për rritjen e aftësive digjitale të fëmijëve, duke zgjeruar programin e kodimit në shkolla.

Mbi 35,000 nxënës të klasave të I, II dhe III do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit.

Modeli i laboratorëve Smart është prezantuar së fundi në shkollën “Qazim Turdiu”, ndërsa  parashikohet zgjerimi i këtij projekti në periudhën 2025-2026

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaron se, ”në këtë vit të ri shkollor, 200 shkolla në të gjithë vendin janë pajisur me 216 laboratorë SMART”.

Sipas saj, mbi 35 mijë fëmijë në arsimin fillor kanë mundësinë të mësojnë përmes platformave interaktive, ndërkohë që Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është integruar në kurrikulën e re shkollore. Në dy vitet e ardhshme, SmartLab-et do të zgjerohen edhe në 654 shkolla të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm”.

Autoritetet arsimore synojnë krijimin e mundësive që fëmijët të aftësohen për botën digjitale, duke kompletuar gjithë kurrikulën e TIK-ut dhe duke e integruar edhe në lëndë të tjera.

Po ashtu, nga muaji shtator do të nisë trajnimi i mësuesve, ku mësuesit e shkencave, mësuesit e TIK dhe mësuesit e ciklit fillor do të përfshihen në një cikël tjetër trajnimi intensiv, që do të vijojë edhe në 2025, me fokus trajnimin e 16 mijë mësuesve për të garantuar kështu rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin profesional të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›