E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçiu: Kafja e fundit me Selimin, para se ta vrisnin

Sokol Koçiu

Personat e fundit që kanë takuar Arjan Selimin vetëm pak sekonda para ekzekutimit të 38-vjeçarit me pesë plumba, kanë qenë avokati Sokol Koçiu dhe bashkëshortja e tij. Sipas Koçiut, Arjan Selimi ka shkuar vetë drejt pritës që i kishin ngritur atentatorët, duke ndjekur një person të dyshimtë, që e kishte parë tek qëndronte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Për të ndjekur këtë person, që nuk i dukej i njohur dhe as i zonës, Arjan Selimi ka kaluar nga ana e pasme e pallatit, duke dalë rrotull e më pas pranë makinës së tij të parkuar poshtë pallatit, ku u ekzekutua me automatik. Sokol Koçiu u shpreh dje se vetëm pak sekonda pasi miku i tij ishte ngritur nga tavolina, janë dëgjuar të shtënat e armës, në një kohë që zona ishte e populluar kryesisht me fëmijë që luanin poshtë pallatit. Koçiu kishte krijuar një miqësi familjare me Arjan Selimin gjatë qëndrimit në Burgun e Vaqarrit, miqësi që vazhdonin ta ruanin ende. Ndërsa natën e ngjarjes, Selimi i kishte telefonuar mikut të tij për konsulencë juridike, duke qenë se dje ai kishte seancën gjyqësore të radhës në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ata janë takuar në lokalin që ndodhet në sheshin e pallatit ku banon Arjan Selimi dhe partnerja e tij Inis Gjoni, pasi duke qenë se 38-vjeçari ishte me arrest shtëpie, nuk lëvizte shumë larg nga zona ku banonte. Koçiu me bashkëshorten dhe Selimi janë ulur për të pirë një kafe rreth një orë e gjysmë para se të ekzekutohej në pritën që i ishte ngritur poshtë shtëpisë. Nga mënyra se si është kryer vrasja, plumbat e shpërndarë në mure e xhamat e pallatit, për Koçiun ka shumë mundësi që autorët të jenë amatorë. Por, sipas tij, vrasja e Selimit nuk mund të ketë lidhje me të

Arjan Selimi dhe Inis Gjoni gjatë një feste

kaluarën, akuzat e ngritura, apo ashtu siç aludohet se ai mund të kishte vazhduar të merrej edhe pas daljes nga burgu me të njëjtin aktivitet. Këto mundësi nuk ekzistojnë sipas tij. Madje, më ishte betuar në kokë të vajzave të tij, që nuk kishte ndër mend të merrej më me atë për të cilën ishte akuzuar një herë më parë. Sokol Koçiu dhe bashkëshortja e tij janë paraqitur vetë në Policinë e Tiranës, ku kanë deklaruar për aq sa ata kanë dijeni rreth ngjarjes, kryesisht momentet e fundit që kanë qëndruar bashkë në kafe. Koçiu është një prej miqve të Selimit, që po merret edhe me organizimin e ceremonisë mortore, që sipas tij do të kryhet të enjten, pasi sot pritet që të vijnë nga Amerika prindërit dhe motra e Arjan Selimit. Ndërsa tregon gjithashtu që ngjarja ka qenë një tronditje shokuese për partneren e Selimit, regjisoren Inis Gjoni, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ata kishin bërë një ceremoni martesore në kishë, ndërsa dasmën e kishin lënë pas lindjes së vajzës së tyre.
Kur u takuat me Arjan Selimin?
Jam takuar rreth orës 18:00 a diçka më shumë, gati një orë e gjysmë para se të ndodhte ngjarja. Më telefonoi për një kosulencë juridike, për shkak se kishte seancën e radhës tek Krimet e Rënda. Unë vajta ta takoja bashkë me bashkëshorten time, tek lokali poshtë pallatit të tij.
Çfarë diskutuat në kafe para se të ndodhte ngjarja?
Siç ju thashë, takimi ishte miqësor dhe më shumë në kuadër të konsulencës ligjore. Unë isha ulur bashkë me bashkëshorten time dhe me Arjanin në kafe, kur në një moment ai pa një person që iu duk i dyshimtë, që nuk ishte i lagjes dhe u shpreh Ky nuk është i lagjes….  E ndoqi nga pas, duke kaluar përmes tunelit që të nxjerr në pjesën e pasme të pallatit dhe, siç duket, duke i ardhur rrotull pallatit për të ndjekur personin që nuk e njihte, ka dalë pikërisht në vendin ku kishte parkuar makinën, në pjesën e përparme të pallatit, ku edhe u vra. Gjithçka ka ndodhur përreth 30 sekonda pasi ai ishte ngritur nga tavolina dhe pas kësaj kohe u dëgjua breshëria e automatikut.
A kishte biseduar me ju për ndonjë problem që mund të kishte apo ndonjë kërcënim?
Absolutisht jo, asnjëherë. Nuk ishte hera e parë që takoheshim, unë vija shpesh këtu tek pallati i tij dhe e takoja, të paktën një herë në javë, duke qenë se ai nuk mund të lëvizte jashtë kësaj zone, pasi ishte me arrest shtëpie. Unë e kisha mik dhe e takoja, bisedonim, po asnjëherë nuk më ka lënë të kuptoj që ka ndonjë problem, madje ishte shumë i lirshëm, aq më pak të më thoshte se kishte ndonjë kërcënim apo diçka që e shqetësonte. Kafen e pinim gjithmonë tek i njëjti lokal ku ishim edhe dje (të hënën). Po edhe sikur ai të mos thoshte gjë, të paktën një shenjë do e kisha kuptuar, nëse e shqetësonte diçka. Por nuk më ka thënë absolutisht asgjë për kërcënime apo ndonjë gjë të tillë. Nuk kishte asnjë problem Arjani. Ato që kishin ndodhur, kishin ndodhur, dhe tashmë ai vazhdonte jetën e tij normalisht, priste të bëhej babai i një vajze dhe ishte njeri me zemër të madhe.
Keni deklaruar në polici rreth ngjarjes?
Kam shkuar vetë në polici, bashkë me bashkëshorten dhe kam dëshmuar të njëjtat gjëra që po ju them edhe juve. Isha edhe mbrëmë këtu, u ktheva pasi kishte ndodhur ngjarja. Pasi në kohën që u vra Arjani, unë kisha lëvizur për një çështje pune dhe më ka telefonuar bashkëshortja, për të më treguar se çfarë kishte ndodhur. Por as tani nuk arrij ta besoj se ka ndodhur vërtet.

Burgaj, mbledhje me grupin hetimor
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ka thirrur në një mbledhje urgjente drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe oficerët e grupit hetimor, për të analizuar vrasjen e Arjan Selimit. Mbledhja ka nisur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00 dhe drejtohej nga Hysni Burgaj, si dhe zëvendësdrejtori i Departamentit të Hetimit të Krimeve, Agron Kuliçaj. Mësohet se në mbledhje kanë qenë të pranishëm drejtuesit e policisë së kryeqytetit, me përjashtim të drejtorit Saimir Muçaj, i cili ndodhet jashtë vendit në një takim pune. Analiza është kryer me dyer të mbyllura. Sipas burimeve, drejtori Burgaj ka kërkuar nga vartësit e tij një informim të hollësishëm për ecurinë e hetimeve në lidhje
me vrasjen e Arjan Selimit mbrëmjen e së hënës.

Kompas, vrasja e kapos për pazaret e drogës
Hetimet për ekzek-utimin e Arjan Selimit janë përqendruar në një pistë kryesore mbi trafikun e drogës, aktivitet për të cilin 37-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2004. Policia e kryeqytetit ka dyshime të forta se 37-vjeçari mund të kishte rinisur këtë aktivitet edhe pas daljes nga burgu. Ndonëse i mbajtur në burg për më se 5 vjet, hetuesit dyshojnë se Arjan Selimi sapo ka dalë nga qelitë, nuk e ka pasur të vështirë të rivendosë kontaktin e bashkëpunimin me linjat e trafikut, pjesë e të cilave kishte qenë para vitit 2004, kur u arrestua si anëtar i bandës së njohur me emrin Kompas. Për këtë arsye, ai mbahej në vëzhgim nga Policia e Rendit dhe agjentë të Antidrogës. Burime të rezervuara thanë se lëvizjet dhe bisedat e Selimit ishin thuajse të kontrolluara nga policia. Si rezultat i kësaj është arritur të zbardhet edhe telefonata e fundit (thirrje hyrëse) në celularin e tij. Të njëjtat burime thanë se pak minuta para se të ekzekutohej në pritë, Selimi është telefonuar nga një person (mashkull) dhe është pyetur nëse kishte mbërritur mirë dhe Arjan Selimi ishte përgjigjur Po, kam mbërritur mirë. Kjo ka qenë biseda e fundit që Arjan Selimi kishte kryer me telefonin e tij. Grupi hetimor ka kërkuar zbardhjen e tabu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›