E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekspertët EOD të batalionit të Xhenios largojnë municionet e rrezikshme

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Efektivët e Kompanisë EOD të batalionit të Xhenios kanë vijuar misionin për pastrimin e territorit nga municione të identifikuara në bashkinë Tiranë, Vorë, Mirditë dhe Dibër. Ministria e Mbrojtjes ndau sot momente nga puna e ekspertëve të kualifikuar dhe me eksperiencë të kompanisë EOD të batalionit të Xhenios. “Ata bëjnë vlerësimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm, transportimin dhe asgjësimin e sigurt të tyre, duke mbrojtur jetën dhe pronën e popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e MM-së. Ekipi i ekspertëve të EOD janë trajnuar dhe certifikuar në vijimësi nga NATO, në stërvitjet e përbashkëta në Letoni, për të përballuar çdo situatë të rrezikshme duke garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve. EOD është një strukturë e besueshme, profesionale sipas standardeve të NATO-s, e aftë të kryejë detyra shumë të vështira. Çdo ditë, ata përballen me sfida që kërkojnë guxim, vendosmëri dhe përkushtim maksimal, ndërsa janë angazhuar po ashtu edhe në misione jashtë vendit. 1 nga 6

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›