E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: Protesta paqësore e drejtë demokratike, dhuna dhe vandalizmi jo

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Zëvendëkryeministrja Albana Koçiu tha sot se “kush shkatërron bizneset, sulmon Policinë e Shtetit dhe i vë zjarrin kryeqytetit, nuk është protestues, është dhunues”.

Në një reagim në rrjetet sociale Koçiu tha se “protesta paqësore është një e drejtë demokratike që duhet respektuar dhe mbrojtur. Dhuna dhe vandalizmi, jo”.

“Tirana është kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës, shkatërrimit dhe kaosit. Tirana meriton qytetari, siguri dhe respekt”, tha zv.kryeministrja Koçiu.

1 nga 5

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›