E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: Situata e zjarreve në Himarë vijon të jetë e vështirë

HIMARË, 5 shtator, ATSH/Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu informoi se në Himarë, janë angazhuar 160 efektivë të Forcave të Armatosura, strukturave të Emergjencave Civile dhe ekipeve të urgjencës mjekësore, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Koçiu u bëri thirrje banorëve të zonave të prekura të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për evakuim dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencave në terren.

“Në këto momente, asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta!”, theksoi ajo.

Operacioni do të vijojë pa ndërprerje, në koordinim të plotë të të gjitha strukturave të angazhuara për përballimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›