E Diel, 1 Nëntor 2026

HIMARË – Vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit

HIMARË, 5 shtator, ATSH/ Operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit në Himarë po vijon gjatë natës, ndërsa në terren janë angazhuar strukturat e Forcave të Armatosura, MZSH-së, Emergjencave Civile, Policisë dhe ekipeve të tjera të emergjencës.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, po ndjek nga afër situatën dhe po koordinon angazhimin e strukturave në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Sipas të dhënave nga terreni, ekipet vijojnë të veprojnë të koordinuara dhe pa ndërprerje, me prioritet mbrojtjen e banorëve dhe të zonave të rrezikuara.

Operacioni do të vijojë gjatë gjithë natës, në varësi të situatës në terren.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›