E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: Sulmet ndaj institucioneve, zakon i atyre që përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë politike

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagoi sot ndaj protestës para Ministrisë së Arsimit, ndërsa u shpreh se “dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje”.

Koçiu publikoi pamje të të rinjve protestues duke goditur me pllakat e trotuareve në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

“E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të ‘provokuar’ rëndë nga pllakat e trotuareve”, tha Koçiu.

Koçiu theksoi se zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›