E Diel, 1 Nëntor 2026

Demo: Gjashtë policë të plagosur në protestë, dhuna nuk justifikohet

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo bëri të ditur sot se gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së organizuar para Ministrisë së Arsimit.

Demo dënoi pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Sipas tij, goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i të drejtës për të protestuar.

Ministri Demo u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, ndërsa theksoi se dhuna nuk justifikohet.

Po ashtu ai i uroi shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. “Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë”, tha Demo.

Ministri siguroi se Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin.

“Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve”, theksoi ai.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›