Mikrokreditë, Malaj: Shumë shpejt do të kemi një draft të kuadrit rregullator

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave Petrit Malaj bëri sot me dije se shumë shpejt do të ketë një draft të kuadrit rregullator për mikrokreditë.
Ministri Malaj theksoi se ka dy grupe teknike që po punojnë normalisht në mënyrë që të përmirësojnë kuadrin ligjor për të frenuar fenomenet që ndodhën në të shkuarën.
“Shumë shpejt do të kemi edhe një draft të kuadrit rregullativ që do të bëhet nga grupet teknike që më pas do të kolaudohet edhe nga grupet e interesit”, tha Malaj.
/r.e/a.f/