E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kocka e radhes

Vendimi per liberalizimin e kushtezuar te vizave per shqiptaret dhe popullin e BosnjendashHercegovines duket sheshit se eshte kocka e radhes qe Europa hedh ne Ballkan. Nuk ka asgje ndryshe krahasuar me pothuajse te tera vendimet qe Europa ka marre ne keto 20 vite per Shqiperine ne vecanti dhe Ballkanin ne pergjithesi. Cdo gje me vonese cdo gje me veshtiresi cdo gje me pikatore dhe kjo jo thjesht dhe vetem per shkak te pikepamjeve qe kane europianet per Ballkanin dhe Shqiperine por kryesisht per shkak se populli shqiptar nuk eshte i afte te ece normalisht dhe pa eksese ne rrugen e vet te integrimit edhe pse e ka percaktuar ate dhe se drejtuesit e tij nuk jane te afte te percaktojne drejt objektivat e zhvillimit dhe edhe nese percaktojne objektiva te tilla i komprometojne ato me menyren e tyre praktike individuale te berjes se puneve dhe me menyren teper konfliktuale te berjes se politikes gje qe eshte e papranueshme edhe per europianin me te thjeshte. Rezultati i kesaj gjendjeje eshte venia e Shqiperise dhe shqiptareve nen lupe edhe nje here tjeter per te pare nese do ti zbatojme rregullat e Europes apo jo. Ne fakt vendimi i liberalizimit te vizave edhe pse i kushtezuar ishte ajo cka ne te vertete pritej prej shume kohesh nga qytetaret e zakonshem nga ata qe jane merzitur nga radhet ne dyert e ambasadave dhe nga manipuluesit e vizave nga ata qe nuk duan asgje tjeter vetem te shkojne te shikojne nipat e mbesat e tyre te lindur neper Europe nga prinder emigrante nga ata qe te zhgenjyer nga sherbimet spitalore ne vend kerkojne shpetim ne ndonje klinike teper normale diku ne ndonje qyteze europiane nga ata qe kerkojne te bejne pakez pushime te qeta diku ne kontinent sepse jane merzitur nga zhurma dhe pislleku i plazheve dhe hoteleve ne vend. Vetem kaq Vetem kaq Vetem kaq Sa pak sa pak sa pak kerkokan keta shqiptare. Thuajse jeta eshte vetem plotesimi i nje deshire te vetme qe qenkerka kalimi i kufirit pa vize. Dhe pikerisht keshtu po shitet ne rruget e Shqiperise kjo ngjarje e madhe sikur ne paskerkeshim vdekur per kete liberalizim kur ata qe kishin per te ikur kane ikur me kohe dhe ata qe nuk kane mundesi per te ikur perseri nuk kane per te ikur. Pothuajse te tere europarlamentaret e cituar me kete rast kane thene se ky vendim eshte per njerezit e thjeshte. Patjeter. Liberalizimi i vizave eshte ne sherbim te qytetareve bizneseve administrates publike dhe shkollareve jo vetem te Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines por per te tere qytetaret dhe bizneset europiane qe kane interesa ne te dyja vendet perfituese te drejtperdrejta nga ky proces. Nepermjet levizjes se lire shtohen edhe me shume kontaktet midis qytetareve e bizneseve. Kjo do te thote me shume mundesi me shume perfitime individuale si komb si rajon e me gjere. Por kjo do te ishte katerciperisht e vertete nese nuk do kishte kufizime. Prandaj ky liberalizim i kushtezuar i ngjan vetem kockes qe mund ta lepish vetem tre muaj ne vit. Tre muaj jane mjaftueshmerisht te pershtatshem per vizita turistike vizita te shkurtra pune dhe kursesh kualifikimi apo vizita te shkurtra mjekesore dhe kjo eshte nje gje shume e mire krahasuar me ca dite me pare por kjo nuk eshte aspak e mjaftueshme per studime normale punesim sezonal kontrata afatgjata biznesi veprimtari kerkimorendashshkencore etj. qe jane thelbi i traktateve dhe i marreveshjeve kryesore qe vendet europiane nenshkruajne me njerindashtjetrin ku perseri shqiptaret e ndjejne veten te perjashtuar dhe jashte sistemit. Ne themel te procesit te liberalizimit te kushtezuar te vizave apo te kockes se radhes qendron monitorimi qe dot i behet ketij procesi me lupe te madhe dhe kjo sepse Europa edhe pse e di fare mire se progresi i ndertimit politik ekonomik dhe social-kulturor te kontinentit eshte ne varesi te zgjerimit dhe integrimit e ka te qarte se ky proces qe deri tani ka pasur ecuri problematike kryesisht per shkak te mungeses se besimit reciprok dhe konflikteve artificiale dhe penguese mund te sjelle problematike te re edhe me te madhe dhe edhe me komplekse ne te ardhmen. Europa eshte edhe me shume e bindur se eshte e nevojshme qe te krijohen institucione supranacionale te cilat duhet te kene me shume pushtet dhe me shume akses ne territorin e kontinentin dhe ky eshte nje nga kendveshtrimet kryesore se perse u mor vendimi per liberalizimin e kushtezuar te vizave dhe kjo duket qarte dhe nga menyra se si Europa veproi pergjate ketij procesi dhe mjetet qe ajo perdori per kete. Nen keto kushte shqiptaret duhet te hedhin syte drejt procesin te integrimit proces politik ligjor ekonomik e socio-kulturor i bashkepunimit te te tere shteteve europiane mbi bazen e te njejtave vlera dhe ideale demokratike dhe jo te kenaqen me kocken e radhes me te cilen nuk kane se cte bejne tjeter vetem se te bejne ate qe behet me te. Marreveshja e Stabilizim Asociimit nenshkruar nga Shqiperia 2006 ka ne themel idene e integrimit te plote te vendit nen konceptin e nje tregu te vetem dhe jo kocken e radhes me afat tremujor. Objektivi kryesor i Traktatit te Mastrihtit 1992 kerkon garantimin e kater lirive themelore liria e levizjes se lire te njerezve mallrave sherbimeve dhe kapitaleve dhe jo levizje me kushte dhe me afate jo me shume se tremujore. Integrimi dhe zgjerimi i Bashkimit Europian jane ceshtje madhore te politikes europiane ne nivel qendror lokal dhe ne nivel qytetaresh te thjeshte. Si i tille ky proces nuk mund te ndalet edhe pse kerkon qe Shqiperia dhe shqiptaret te plotesojne sa me shpejt kushtet per realizimin teresor te procesit te integrimit kryesisht nepermjet Instrumenteve te Para Aderimit komponentet e te cileve jane Integrimi europian Bashkepunimi nderkufitar Zhvillimi rajonal Zhvillimi rural dhe Zhvillimi i burimeve njerezore komponente te percaktuar qarte me detaje e plane veprimi nga ana e BE-se per vendet ballkanike qe synojne anetaresimin me te drejta te plota ne BE ne vitet qe vijne komponente per te cilat ka ende shume pune per te bere qe te arrihen dhe te sherbejne si baza e procesit te anetaresimit me te drejta te plota edhe te Shqiperise dhe shqiptareve ne kontinent. Por plotesimi i ketyre komponenteve kerkon lidership serioz politike bashkepunuese per interesat kombetare respektim te ligjit dhe perafrim legjislacioni me ate te Europes rekrutime cilesore ne administraten publike lufte krimit dhe korrupsionit etj. Vetem atehere kur do fillojme te punojme per te arritur keto synime dhe objektiva per te qene dinjitoze midis te barabarteve ne Europe vetem atehere do te vije koha qe ne shqiptaret nuk do rrime e te presim kocken tjeter te radhes qe kushedi se kur do te mund te na hidhet per ta lepire perseri sepse Europe ne fund te fundit do te thote dinjitet qe nuk dhurohet por fitohet vete nga gjithsecili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›