Banka i merr Palomës makinën Wolsvagen pasi nuk arrin të shlyejë borxhin
Duket se pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, lëshuar më 12 shkurt 2010, Paloma, ose Rudina Mneri, do të mbetet pa makinë. Vajza e ekranit të “Top Channel”, e cila ngacmon politikanët në programin “Fiks Fare” ka marrë me kredi një makinë tip Wolsvagen Polo pranë “Tirana Leasing”. Sipas kontratës, Rudina duhej të shlyente qiranë e përcaktuar gjë e cila nuk është bërë. Kështu pala paditëse kërkon kthimin e makinës të cilën vajza ka filluar ta përdorë që më 14 tetor 2008. Vlera e makinës është 15200 euro ndërsa shuma e qerasë është 12160 euro me interes 8%. Nga përmbajtja e kontratës dhe të shtojcave të saj rezulton se pagesa e parë e qirasë, e cila ka qenë e barabartë në vlerë me 20% të vlerës përfundimtare të makinës, është paguar, ndërsa qiratë në vijim do të paguheshin në bazë mujore duke filluar nga data 04.11.2008 e më pas në datën 4 të çdo muaji deri në shlyerjen e plotë. Pala kërkuese parashtroi se qirramarrësja Rudina Meneri nuk ka respektuar afatet e përcaktuara në kontratë për shlyerjen detyrimeve të përcaktuara në kontratën e qirasë financiare (leasing) me Nr 1073 dhe megjithë njoftimet me shkrim që i janë bërë me datë 27.10.2009, 17.12.2009, ajo përsëri është me vonesë në përmbushjen e kështu qirramarrësja ka një detyrim për të paguar në vlerën 11.341. 50 Euro. Në zbatim të nenit 32 të ligjit Nr 9396 datë 12.05.2007 “Mbi Qiranë financiare” si dhe nenit 510/d dhe Nenit 510/e te K.te Pr.Civile , Gjykata çmon se kontrata e qirasë financiare (leasing) Nr 1073 date 14.10.2008, në kushtet kur qiramarrësja nuk ka përmbushur detyrimet kontraktore të përcaktuara në kontratë, përbën titull ekzekutiv dhe për pasojë kerkesa duhet pranuar. Për këto arsye gjykata vendosi të pranojë kërkesën e palës paditëse duke ngarkuar zyrën e përmbarimit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri. Pra që nga ky moment makina i merret Rudinës dhe i kthehet në pronës bankës.