Amnistia fiskale jo pa perfshirjen e qytetareve
Amnistia fiskale eshte nje proces ligjor dhe financiar qe mund te perfshije faljen e te gjitha te ardhurave te fshehura te siguruara nga mospagimi i detyrimeve fiskale nga ana e tatimpaguesve qofshin keta qytetare apo kompani biznesi faljen e gjobave dhe interesave qe lindin si rrjedhoje e detyrimeve fiskale te fshehura dhe te papaguara apo faljen e aseteve te krijuara nepermjet financimit nga te ardhurat e siguruara nga evazioni fiskal i kryer nga tatimpaguesit dhe i pa konstatuar me pare nga ana e organeve fiskale shteterore.
Nga deklarimi mediatik i Kryeministrit Shqiptar ne Mbledhjen e djeshme te Qeverise duket se propozimet e saj per amnistine fiskale do te synojne te perfshijne vetem bizneset dhe jo te gjithe qytetaret shqiptare te cilet sipas legjislacionit fiskal shqiptar konsiderohen tatimpagues njelloj si bizneset e regjistruara. Kjo do te thote se amnistia fiskale qe do te propozohet nga ana e qeverise shqiptare nuk synon riatdhesimin e te ardhurave te qytetareve shqiptare te siguruara nga puna apo biznese te kryera neper vende te tjera ku ata kane jetuar apo jetojne apo qofte edhe te ardhurat e qytetareve shqiptare te siguruara nepermjet nje pune apo biznesi legal ne Shqiperi por te pa deklaruara ne organet tatimore.
Ne kete menyre amnistia fiskale nuk ka per te sjelle ndonje rritje te fluksit te parave per ekonomine shqiptare ne kete moment te veshtire te krizes ekonomike qe po kalon vendi apo qofte edhe shtimin e te ardhurave per buxhetin e shtetit.
Pa dashur te paragjykoj arsyet e verteta te shmangies se qytetareve nga perfshirja ne amnistine fiskale mendoj se Qeveria Shqiptare mund ti frikesohet nje presioni nga ana e qeverive te vendeve fqinje si Italia por mbi te gjitha nga Greqia e cila ndodhet ne mes te realizimit te nje procesi te amnistise fiskale dhe nuk do ta pranonte qe flukse financiare te qytetareve shqiptare qe punojne ne Greqi te leviznin per tu riatdhesuar drejt bankave shqiptare.
Ky presion patjeter qe mund ta frikesoje qeverine shqiptare kur dihet qe prej rreth 1 muaji qeveria greke eshte duke zhvilluar nje beteje diplomatike por qe mund te shnderrohet edhe ne beteje ligjore midis saj dhe Komisionit te Bashkimit Europian i cili i ka kerkuar qeverise greke qe te ndryshoje menjehere ligjin per amnistine fiskale qe favorizon qytaret greke qe i depozitojne parate ne bankat greke dhe diskriminon depozitimin e tyre ne bankat jashte Greqise.
Amnistia e pergjithshme fiskale qe do te perfshinte te gjithe qytetaret dhe jo vetem bizneset merr nje rendesi edhe me te madhe ne momentin kur organet tatimore qe prej vitit 2011 kane detyrimin ligjor qe te kerkojne dhe depozitojne deklaraten e te ardhurave per cdo qytetar shqiptar. Ne kete menyre pastrimi i llogarive lidhur me detyrimet e meparshme tatimore te pashlyera nga ana e qytetareve mund te sherbeje si nje pikenisje e mire per kete proces duke synuar ndertimin e nje marredhenie te re midis tatimpaguesve dhe organeve fiskale ku secila nga palet duhet te rrise pergjegjesine e vet per respektimin e ligjit.
Nisur nga fjala e Kryeministrit ne mbledhjen e djeshme te qeverise synohet qe bizneseve tu falen detyrimet tatimore dhe gjobat qe tashme jane te njohura nga keto organe dhe per te cilat ato mund te jene edhe ne procese ligjore. Pra amnistia fiskale nuk do te bazohet ne procesin e vetedeklarimit te te ardhurave te siguruara nepermjet evazionit fiskal te tatimpaguesve por thjesht ne faljen e detyrimeve dhe penaliteteve te njohura dhe kjo mund te perbeje nje premise shume te keqe dhe qe mund te demotivoje tatimpaguesit e rregullt te cilet vendosen ne kushte te pabarabarta konkurrence.
Nje kusht paresor per zbatimin e nje amnistie fiskale eshte garantimi ligjor i tatimpaguesve qe do te perfshihen ne proces per paprekshmerine dhe ruajtjen e fshehtesise se tyre ne te ardhmen. Per kete qellim eshte e rendesishme qe amnistia te behet me konsensusin e te gjitha paleve politike qe jane ne Parlament. Por duke njohur situaten politike qe eshte mberthyer nga konflikte te forta midis partive qeverisese dhe atyre te opozites iniciativa per nderrmarjen e nje amnistie fiskale nga ana e qeverise mund te mbetet vetem nje argument per fushaten elektorale qe eshte ne prag.