Shqiptaret dhe islami
Mbi 90 per qind e shqiptareve te Kosoves u takojne familjeve myslimane. Megjithate ata nje kohe te gjate konsideroheshin se jane imune ndaj joshjeve islamike.
Por qe ky konstatim mund te ndryshoje tregon emerimi i nje ish-reperi besimtar Memli Krasniqi v.j. ne postin e ministrit te Kultures. Mbetet per tu sqaruar nese islamizmi qe po rritet ngadale ka te beje te krimi i Arid Ukes ne Frankfurt shkruan analisti Norbert Mappes-Niediek ne Frankfurter Rundschau.
Religjioni shteteror ne Kosove eshte nacionalizmi shqiptar. Islami u eshte imponuar shqiptareve Me kete formule nacionalistet e bindur i refuzojne te gjitha joshjet nga ana e sauditeve dhe muxhahedineve boshnjake. Femijet pagezohen me emra shqiptare si Ilir ose Dardan Vlora ose Teuta. Kush e ka emrin Hajrudin Nezir dhe Muharrem shpesh i vjen turp.
Heroi kombetar i Shqiperise eshte Skenderbeu nje princ i krishtere i cili ne shekullin e 15-te i mbrojti shqiptaret atebote te krishtere kunder osmaneve myslimane. Menjehere pas tij vjen Nene Tereza katolike. Mjekra dhe mbulesa e femrave jane pjese e pamjes ne rruge mbase ne Maqedonine fshatare shqiptaret e atjeshem konsiderohen konservative dhe te prapambetur. Ne Kosove pas sulmeve te 11 shtatorit 2001 mbreteroi solidaritet i gjithanshem me clirimtaret amerikane.
Por qe nga atehere mes nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman eshte krijuar nje ure ideologjike. Sikur te mos e kishim pranuar islamin ne sot do te ishim serbe ose greke thote Abdi Baleta kryeideolog i ketyre ideve. Ky shqiptar nga Tirana ka qene diplomat nen diktatorin Enver Hoxha dhe qe nga ndryshimet e vitit 1991 ai u prin disa partive te vogla. Ne Shqiperi ky ka pas vetes vetem nje pakice.
Nje kohe te gjate Kosova ishte e cliruar nga idete e tilla. Ne emigracion ku shume shqiptare te rinj rriten si pjese te nje shtrese te deklasuar emigrantesh tezat e Baletes gjejne me shume mbeshtetje dhe kthehen prapa ne Ballkan.
Ministri i ri kosovar i Kultures Memli Krasniqi per disa pjese te gjenerates se re eshte idhull. Vendimi i pare i Krasniqit si minister ishte heqja e portreteve te Nene Terezes dhe themeluesit shekullar te shtetit te Kosoves Ibrahim Rugova ne korridorin e ministrise.
Gazete e Frankfurtit. Artikulli eshte botuar ne numrin e djeshem