Dade: Berisha shpifje dhe sulme ndaj opozitës
Deputetja, Arta Dade deklaroi për mediat se Berisha i është vërsulur me tërbim opozitës me shpifje të padenja për një kryeministër. Sipas saj, si nuk ka kurajo të ballafaqohet me të vërtetën e kutive të votimit dhe rreket të tërheq opinionin publik me baltën e shpifjeve ndaj liderit të opozitës.
“Sali Berisha nuk mund të mbulojë krimin dhe korrupsionin elektoral duku u futur në familjet e në shtëpitë e të tjerëve, gjë të cilën ne nuk e kemi bërë kurrë. Ne s’jemi marrë asnjëherë as me jetën private të Sali Berishës, as me jetën private të familjarëve të tij, po jemi marrë vetëm me kapjen e shtetit për llogari të interesave të pushtetit Familjar”, theksoi Dade.
Ajo shtoi se Berisha nuk do të mund të gjej shteg për të shpëtuar nga populli opozitar. Sipas Dades, pavarësisht akuzave, opozita do të mbetet në vazhdim të aksionit të saj politik për hapjen e kutive të votimit. “Mjetet që Sali Berisha përdor janë mjete të vjetëruara dhe më mirë se kushdo tjetër efektin e tyre e di vetë Sali Berisha”, tha më tej.