Kodheli: Berishen nuk e beson askush, kriza eshte ulur kembekryq ne Shqiperi
Kryeministri Sali Berisha genjen dhe askush nuk mund ta besoje me. Akuza u be dje nga deputetja e PS-se, Mimi Kodheli, e cila duke theksuar se vendi nder te tjera eshte ne krize ekonomike, shtoi se nuk ka asnje shqiptar qe mund ta besoje me qeverine e kryeministrit Berisha. "Per muaj me radhe ai perseriti se Shqiperia nuk po preket nga kriza ekonomike. Per muaj me radhe premtonte rritje ekonomike dyshifrore dhe pretendonte se qeveria e tij ishte e afte te mblidhte te ardhurat, se punesimi do te rritej, se inflacioni ishte nen kontroll, se nencmimi i lekut nuk kishte pasoja per shqiptaret e thjeshte. Nderkohe qe sot, realiteti eshte krejt tjeter",-tha Kodheli. Sipas saj, ne fillim INSTAT-i, me pas Banka e Shqiperise, e se fundmi edhe FMN, pohojne se efektet e krizes ekonomike jane prezent ne Shqiperi dhe se me mire se kushdo tjeter, krizen ekonomike e ndiejne shqiptaret. "Rritja e cmimeve te mallrave dhe konsumit te perditshem, eshte aq e madhe, sa pjesa derrmuese e qytetareve te ketij vendi kane ndryshuar menyren e jeteses. Cmimet jane rritur aq shume, sa sot shqiptaret blejne produkte inferiore. Kjo do te thote qe te gjitha ato familje qe jane ne ndihme sociale dhe qe nga pushteti i Sali Berishes nuk arrijne dot te sigurojne as minimumin e jeteses, arrijne te blejne vetem buke e asgje tjeter", vijoi Kodheli. Sipas saj edhe shifrat e INSTAT-t, tregojne se papunesia vazhdon te rritet edhe pse Berisha premtoi hapjen e vendeve te reja te punes. Si dhe kredidhenia vazhdon te mbetet problematike duke ngushtuar ne maksimum hapesiren e biznesit per frymemarrje. "Perballe kesaj situate alarmante, te cilen shqiptaret e perjetojne cdo dite, Sali Berisha shet demagogji. Sot, Sali Berishen nuk e beson dot me kush. Jo sepse Sali Berisha nuk di te genjeje, por sepse perballe ketij realiteti, edhe kur genjen, askush s'te beson dot", theksoi ajo.