Shalsi: Qeveria hedh leke ne shesh, pak dite para punimeve
"E pakuptimte, absurde dhe qesharake; qeveria hedh para`, pak dite para nisjes se punimeve". Ky ka qene reagimi i deputetit socialist, ish-nenkryetar i bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi, ndaj fillimit te punes nga ana e agjencise se Ministrise se Transporteve per matjet ne sheshin qendror te kryeqytetit, i cili pritet te marre nga qeveria nje "dore" asfalti. "Muajt e fundit, qytetaret e Tiranes kane pare bashkine te pergatite rruget qe do te perballojne devijimin e trafikut nga sheshi. Kane degjuar Edi Ramen, te njoftoje per pak dite fillimin e punimeve, duke i kerkuar qeverise qe te beje shpronesimin tek godinat e segmentit prane INSIG-ut, ne menyre qe trafiku te jete sa me i rrjedhshem gjate punimeve", sqaron Shalsi panevojshmerine e nje ndermarrje te tille nga ana e qeverise, teksa sqaron dhe procedurat qe po kryen bashkia, ajo qe e ka per detyre kete pune, per te shtruar njehere e mire kete shesh. "Eshte krejtesisht e pakuptimte, madje absurde dhe qesharake, qe kjo qeveri kerkon te hedhe para, pikerisht pak dite perpara fillimit te punimeve. Ne rast se do te duan te ndihmojne, le te bejne shpronesimet. Por me sa duket duan te pengojne, duke bere asfaltimin. Per me teper qe ky projekt, kjo ngjarje madhore per Tiranen, eshte fryt edhe i partnereve tane nderkombetare, i miqve tane, te cilet jane perfshire duke financuar projektin, madje duke perzgjedhur edhe kompanine e cila do te kryeje punimet", tha Shalsi.