E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Demokratët po pengojnë numërimin në Tiranë

Sipas saj, ky është një tjetër akt i dëshpëruar i Berishës, i cili po përpiqet me çdo kusht të minojë këtë proces zgjedhor dhe fitoren e sigurt në Bashkinë e Tiranës.

“PS i bën thirrje kujtdo që të mos guxojë të luajë me votën e shqiptarëve, të mos e bëjë këtë. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të ndalojë së funksionuari si një vegël politike e pushtetit dhe të marrë urgjentisht masa për të siguruar funksionimin e çdo hallkë të procesit të numërimit të votave, duke ndëshkuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike që vazhdojnë të përpiqen të sabotojnë procesin”, tha ajo.

Kodheli shtoi se numërimi vazhdon në të gjitha njësitë, në përjashtim të asaj 5 në kryeqytet, që sipas saj, procesi i numërimit ecën me ritme tejet të ngadalta. “Aktualisht, në momentet që po flasim, në Njësinë numër 5 në Tiranë, janë numëruar vetëm 27 nga 75 qendra votimi dhe Edi Rama kryeson në këtë Njësi, me 2456 vota. I bëjmë thirrje përfaqësuesve të Partisë Demokratike të mos e bllokojnë procesin e numërimit në këtë Njësi, ndërkohë që sigurojmë të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo votë e tyre do të numërohet ashtu siç është hedhur në kuti”, shtoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-11 12:07
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›