E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri

Në deklaratën për mediat thuhet se delegacioni i PE-së krijoi përshtypjen se ndërsa votimi u krye në mënyrë të rregullt dhe të qetë,ndërsa nënvizojnë faktin se një sërë rekomandimesh, veçanërisht ato të nënvizuara nga misioni i vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it, do të përmirësonin në tej integritetin e  procesit zgjedhor.

Deputetët  vunë re se në qendrat e votimit që ata vizituan, procesi ishte në përgjithësi i rregullt dhe i administruar në mënyrë paqësore, praninë e vëzhguesve të partive politike në shumicën e qendrave të votimit dhe mirëpriti praninë e vëzhguesve nga shoqëria civile në disa prej këtyre qendrave. 

Përfaqësuesit e PE-së vunë re votime familjare, vonesa në hapjen e qendrave të votimit dhe konfuzion në kohën e mbylljes së një sërë qendrash votimi.

"Radhë shumë të gjata të votuesve u vunë re në shumë prej qendrave të votimit që u vizituan nga delegacioni. Për më tepër, fakti që numërimi është centralizuar është vënë në diskutim nga disa prej zonave që u vizituan nga delegacioni", thuhet në deklaratën për shtyp. Deputetët e PE-së u informuan gjithashtu edhe për vonesat në procedurat e numërimit, ndërsa nënvizojnë se "prania e vëzhguesve të komunitetit ndërkombëtar është e nevojshme dhe thelbësore".

Gjithë bashkëbiseduesit shqiptarë mirëpritën praninë e Parlamentit Evropian dhe e vlerësuan kontributin e këtij delegacioni në monitorimin e zgjedhjeve si mjaft pozitiv. Deputetët e Parlamentit Evropian krijuan përshtypjen se skena politike mbetet tejet e polarizuar, gjë që reflektohet edhe në faktin se si media e ka pasqyruar procesin zgjedhor. Ditën e zgjedhjeve, Delegacioni vizitoi mbi 35 qendra votimi në Tiranë, Kavajë, Elbasan, Fier, Himarë, Ilias, Gjilek dhe Vlorë dhe qendrën operative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, kjo zyrë bën me dije se një delegacion i përbërë nga katër deputetë të Parlamentit Evropian, i kryesuar nga Eduard Kukan (EPP-Grupi i Partive Popullore Evropiane, Sllovaki),  ku bënin pjesë edhe Jutta Steinruck (S&D, Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Gjermani), Georgios Koumoutsakos (EPP-Grupi i Partive Popullore Evropiane, Greqi) dhe  Michail Tremopoulos (Greens/EFA-Grupi i të Gjelbërve, Aleanca e Lirë Evropiane, Greqi), erdhën në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve vendore, me qëllim, vlerësimin e situatës politike në vend ditën e zgjedhjeve. /Start/

                                                                                             2011-05-11 10:39
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›