E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Dritan Prifti, përgjegjësi për përmbytjet,

PS ka reaguar sot pas deklaratës së kreut të qeverisë Beirsha i cili vlerëosi punën e bërë nga ministri Prifti për menaxhimin e situatës si pasojë e përmbytjeve. Deputetja Mimi Kodheli tha se Berisha përgëzoi dje përgjegjësin e katastrofës në veri.
"Sali Berisha përgëzonte dje Dritan Priftin për mijëra shqiptarët që humbën të mbjellat, bagëtinë, tokat dhe burimet e mbijetesës së tyre të përditshme. Vuajtja me të cilën përballen sot shqiptarët e përmbytur, ka një përgjegjës, Dritan Priftin", u shpreh ajo.
Sipas saj nëse Dritan Prifti nuk do të kishte grumbulluar jashtë çdo rregulli, normë dhe ligji, atë sasi të jashtëzakonshme uji, përmbytja nuk do të kishte ndodhur.
"Nëse gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, në vend që uji të depozitohej për të përmbytur më pas Shkodrën dhe Lezhën, do të ishte përdorur për të prodhuar energji, jo vetëm që katastrofa do të ishte shmangur, por në buxhetin e shtetit do të ishin arkëtuar plot 35 milionë dollarë, ose 3 miliard e 500 milionë lekë të reja nga prodhimi i më shumë se 457.638 megavat energji elektrike" theksoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›