Përmbytjet, PE: Vlerësojmë qeverinë

Parlamenti Europian solidarizohet me situatën e krijuar në vendin tonë si pasojë e përmbytjeve në veri të vendit. Deklarata është bërë nga kreu i PS-së, Erhard Busek i cili në një takim me kryeparlamentaren Topalli ka vlerësuar punën e qeverisë për normalizimin e situatës. " PS solidarizohet më situatën në Shqipëri. Ne vlerësojmë punën e qeverisë për normalizimin e situatës", theksoi ai.
Kreu i PS-së ka folur edhe për bojkotin nga ana e opozitës, duke e cilësuar atë "shumë të keq".