PS: Demshperblim per banoret e demtuar

Partia Socialiste ka kerkuar demshperblim me para ne dore duke kujtuar rastet e termetit ne Diber ku banoret ende nuk kane marre parate per shtepite e demtuara.
“Sot, teksa mijera shqiptare vazhdojne t’i kene shtepite, bagetine, tokat dhe te mbjellat ne dore te fatit, Sali Berishes i ka mbetur vetem nje gje per te bere, te demshperbleje me leke ne dore, cdo familje te demtuar, sot, tani”, u shpreh deputetja Eglantina Gjermeni.Partia Socialiste nuk ka hequr dore nga akuzat kunder qeverise, te cilen e ben pergjegjese per situaten. “Shqiptaret e kane tashme te qarte se katastrofa e diteve te para te ketij viti te ri, nuk ishte nje katastrofe natyrore, por nje permbytje e shkaktuar nga babezia dhe korrupsioni i kesaj qeverie dhe i nje ministri plotesisht te papergjegjshem”, shtoi Gjermeni.