E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytja në Shkodër, 500 policë dhe 900 ushtarakë në dispozicion

Rreth 500 forca policie dhe 900 të ushtrisë që prej datës 1 janar të 2010 janë dislokuar në zonat e prembytura në rrethin e Shkodrës.
Burime nga ministria e Brendshme bënë të ditur se për t'u ardhur në ndihmë banorëve të zonës së përmbytur në qytetin verior kanë shkuar 500 forca të policisë si dhe të Reneas, si dhe 900 forca të ushtrisë.
Të gjitha këta ushtarak kanë ndihmuar banorët për evakuimin e tyre nga shtëpitë e përmbytura si dhe për shpërndarjen e ndihmave.
Sipas burimeve qëndrimi i tyre në Shkodër do të jetë deri në përmirësimin e kësaj situate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›