E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Meta ministri i Berishës që bën opozitë

Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli e ka cilësuar Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), si ministër të Sali Berishës, që merret me opozitë. Ilir Meta është kthyer në ministër i Sali Berishës që merret me opozitën. Ai bën sikur kërkon largimin e Berishës, por në fakt mes Berishës e bashkimit të ri opozitar, ai ka zgjedhur Berishën, u shpreh Kodheli gjatë një deklarate për shtyp. Sipas Kodhelit, Meta është njëkohësisht edhe Ministri për Opozitën i qeverisë së kryeministrit Sali Berisha. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë dy anët e të njëjtës medalje të politikës së vjetër të baltës e mllefit. Në këtë pikë, Kodheli, paralajmëroi: Të votosh për Metën do të thotë  të zgjasësh dhe 4 vjet sundimin e Berishës. Ja pse ata që duan ndryshimin e madh ikin nga oborri i partisë private të Ilirit e Monikës dhe shtojnë fuqinë e ndryshimit, ka vijuar Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›