Kokona: PS91 u krijua si rezultat i përçarjes që mbolli Edi Rama

Anëtari i kryesisë së PS91: Hyrja në NATO është meritë e Nanos dhe e Metës, Intervistoi Eneida JAÇE
Anëtari i Kryesisë Kombëtare në PSV91, njëkohësisht kryetar i Njësisë Bashkiake numër 3, Ilir Kokona në një intervistë për gazetën SOT deklaroi se votat për miratimin e buxhetit të Tiranës mund të ishin të mjaftueshme, por është faji i Edi Ramës që nuk respektoi rregullat e funksionimit të Këshillit Bashkiak. Sipas tij, me buxhetin e Tiranës po bëhet një lojë politike demagogjike. Ai tha se nuk është penduar aspak pas largimit nga Partia Socialiste, edhe pse i dhëmb kjo parti më shumë se lidershipit të PS, por që sipas tij, ishte mënyra e organizimit të kryetarit të saj që e detyroi të largohet. Kokona theksoi se në 28 qershor do të ketë zgjedhje të ndershme dhe transparente, sepse asnjë partie nuk do ti interesonte që të ndodhte e kundërta. Ndërsa, përsa i përket meritokracisë së njohjes së Shqipërisë nga të gjitha parlamentet evropiane në NATO, sipas tij ky është një kontribut i madh që vjen nga qeveria Meta dhe Nano. Më pas, sipas tij, suksesi i ngeli qeverisë Berisha. Ndërsa, PS e Edi Ramës, sipas Kokonës nuk ka dhënë asnjë kontribut në procesin e protokollit të Shqipërisë në NATO.
-Çfarë i premton PSV91 qytetarëve, ndryshe nga Partia Socialiste?
PSV91 ndryshe nga lidershipi i PS sjell atë çka në programin e vetë dhe atë çka mund të bëjë vërtetë. Pra, nuk ka mundësi që kryetari i PSV91, Petro Koçi të dalë nëpër zona dhe të mundet të gënjejë, por të thotë ato që duhet thënë. Nuk ka mundësi që kryetari i PSV91 të shkojë në çdo cep të Shqipërisë dhe të thotë këtu ka naftë, këtu rritet preshi, këtu patatja. Pra, nuk ka mundësi të jetë demagogu i radhës në politikë, por do të thotë gjëra të thjeshta dhe të vërteta. Rama edhe sot pse është në opozitë dhe ka 12 vjet në pushtet, kishte shumë mundësi për ti ndryshuar gjërat dhe nuk i ka bërë.
-A janë përcaktuar të gjithë emrat e kryetarëve të ndarë në qarqet përkatëse të degës së partisë?
Në 80% të tyre po. Si psh; Gjergji Koja në qarkun e Durrësit, Nazmi Bilani në Fier, Makbule Çeço në Vlorë. Në Tiranë është vetë kryetari i PSV91 dhe besoj se do të jetë edhe i pari në Tiranë, do të jetë në krye të listës. Konkurrimi do të jetë i pastër dhe më i fuqishëm në të gjithë Tiranën, ku të gjithë faktorët do të luajnë në Tiranë. Përveç Ramës, nuk e di se ku do luajë, por besoj se nuk do jetë fare dhe kjo do jetë më e trishtueshmja për të majtën shqiptare. Në qoftë se Rama vetë nuk do ta ketë emrin në listë, nuk e di çfarë mesazhi do ti lërë të majtës shqiptare, miqve të mi socialistë kur ta shohin veten që Rama ka frikë të futet. Të futet kryeministër pa qenë deputet, ndërkohë kur nuk fiton do jetë kryetar bashkie dhe kjo është shumë e trishtueshme.
-Cilët do të jenë kandidatët e propozuar për deputet dhe cilat zona elektorale janë përcaktuar?
Kandidatët për deputet ende nuk janë propozuar. Sepse sipas statutit do të ketë një vendim kolegjial. Do shihen të votuar nga strukturat dhe jo të emëruar kush ka më shumë degë, siç e bën z. Rama. Ne do shohim sipas meritokracisë. Është anëtarësia dhe forumet ata që do të vendosin për listat e tyre. Dhe nuk do të gënjejmë njerëzit se ky është i pari dhe të bëjmë 10 palë lista për 10 veta që ti tregojmë në çfarë vendi është. Do të jemi shumë të qartë dhe shumë të saktë për atë që do të bëjmë. Nuk do të bëjmë hilen e radhës, që ti themi të gjithëve ti do jesh, dhe në fund fare të ngelen të zhgënjyer. Pra, nuk do ti frikësojmë njerëzit me listat.
-Keni nisur programin elektoral?
Sapo jemi konsultuar si parti dhe jemi në dorën e fundit të programit elektoral dhe shumë shpejt do të jepet dhe në media. Ne jemi për fitoren e së majtës.
-Jeni penduar, që jeni larguar nga Partia Socialiste?
Absolutisht jo. Por, të jeni e bindur që më dhëmb shumë Partia Socialiste, më shumë seç mund ti dhëmbë vetë Edi Ramës. Nuk e kam me lidershipin e PS. Në fund të fundit Rama i morri votat, por e kam me mënyrën sesi po e drejton PS. Të gjithëve socialistëve të vërtetë, si unë nuk na vjen keq që ikëm nga ai lloj drejtimi. Në qoftë se partia do të ishte abstrakte do të më vinte keq, por në qoftë se partia përbëhet nga grupe njerëzish, vullnetarësh, nga njerëz që kanë dhënë me të vërtetë që nuk më vjen keq. Më vjen keq për ata njerëz që ende rrinë të zhgënjyer për hatër të PS. Ata janë socialistët e vërtetë dhe mund të shkojnë në çdo cep të të majtës. Do ta ndjejnë veten që do të kontribuojnë dhe jo të mashtrohen. Është gjynah për një pjesë të vërtetë që presin listat dhe pastaj dëshpërohen, ky është krim. Krim për të gjithë ata që kanë kontribuuar për të majtën.
-Ju jeni kryetar i Njësisë Bashkiake numër 3. Çfarë po ndodh me kartat e identitetit, a kanë aplikuar të gjithë qytetarët?
Po punohet. Natyrisht nuk ka atë fluksin e madh që kishte në fillim. Të gjithë punonjësit e njësisë bashkiake janë të gjithë të angazhuar. Tashmë ka filluar procesi i listave paraprake. Ne i kemi dorëzuar listat paraprake dhe ka ndodhur kjo situatë paksa e vështirë se po shtyhen afatet, për shkak se jo të gjithë njësitë e pushtetit vendor nuk i kanë dorëzuar sipas të dhënave nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, z. Armand Teliti. Jemi në pritje të printimit të listave paraprake. Nuk mund të japë një numër të saktë sesa kanë aplikuar. Por, mund të them rreth 8000 votues në zonën time të njësisë bashkiake 3.
-Në mbledhjen e këshillit bashkiak për miratimin e buxhetit të Tiranës, kryetari i bashkisë, Edi Rama numëroi 29 vota. A ishin të mjaftueshme këto vota për miratimin e buxhetit?
Patjetër që ishin të mjaftueshme. 29 votat edhe 28 votat e dyta ishin të mjaftueshme. Nuk e di pse gaboi teknikisht z. Rama. Kjo është ajo që është e trishtueshme nga Partia Socialiste. Kjo la një shije të keqe, harroi që votimi është votim. Nuk mundet të bësh tek njerëzit e zgjedhur atë që mund të bësh tek Partia Socialiste. Ai i kishte të gjitha votat dhe për mua e ka të fituar buxhetin. Por, mënyrën sesi e menaxhoi, kujtoi se ata ishin të PS. Rama gaboi, sepse konceptin e ka të tillë. Është fryma e Ramës, e tillë. Unë do bëj si di vetë, unë do ti numëroj, unë do ti zgjedh. Kryetari i Këshillit anuloi votimin, ndërkohë që Rama me mënyrën e vet e kishte të fituar dhe i kishte të fituara votat. Gaboi në anën ligjore. Kur të fitosh me kundërshtarin duhet të jesh pak gjakftohtë. Duke i pasur votat, duhet të fitonte mbi kundërshtarin.
-A është i ligjshëm kthimi i buxhetit të Tiranës nga prefekti Ruzhdi Keçi, pasi në rastin e kundërt kemi edhe reagimin e nënkryetarit të këshillit bashkiak, Petraq Simo, se në buxhet në rast se konstatohet anomali, prefekti duhet ta ankimojë në Gjykatë?
Më vjen keq që po e them, por me buxhetin po luhet politikisht. Del nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi dhe thotë PD, LSI, Monika po pengojnë zhvillimin e Tiranës. Ndërkohë, aty është kërkuar detajimi i buxhetit. Dhe unë nuk e shoh keq detajimin e buxhetit. Përkundrazi, unë e shoh shumë të mirë detajimin. Zona ime është shumë e prekur nga ky buxhet. Mua nuk më pëlqen jo ngec topi në anën time, jo ngec topi në anën tënde. Kur të merren vesh, të jesh i bindur në emër të popullit të Tiranës do ta kalojnë buxhetin këta njerëz. Edhe në qoftë se do bëjnë paksa ndryshime prapë në emër të popullit të Tiranës do flasin. Në qoftë se do të kishte paksa konsensus nuk kishte pse të politizohej dhe aq shumë. Mundet fare mirë të uleshin të ndahej buxheti, të shiheshin disa pika. Pse duhet të politizohej aq shumë, ndërkohë që është e domosdoshme për tu miratuar. Mua nuk më pëlqeu mënyra sesi u shpreh si nënkryetari i këshillit, si prefekti. Mënyra sesi u morën votat nga Rama, mua nuk më intereson. Mënyra sesi u votuan votat ajo është e frikshme. Kjo është mënyra e qeverisjes të së nesërmes. Do jetë mënyra e votave në parlament nesër. Rama mori votat dhe nuk dinte të menaxhonte votat e veta. Kam frikë se kjo do të ndodhë edhe në 28 qershor. Rama nuk do të dijë të mbledhë e të menaxhojë votat e veta. Për mua buxheti duhet të kalojë sa më shpejt, ndoshta ed