E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e Edvinit për të ricikluar pinjollët e brezit të dytë të Byrosë enveriste

Fushata elektorale ka filluar. Me 28 qeshor, populli shqiptar do të vendosë me verdiktin e tij se cila forcë politike do të qeverisë në katërvjeçarin e ardhshëm. Si duket, edhe këtë radhë, spiunët dhe kriminelët e diktaturës komuniste po e hedhin lumin si gjithnjë pa u lagur. Përsëri do të kemi një parlament të mbushur me spiunë e pinjoj të ish-diktaturës që përfaqësojnë të majtën ish-komuniste. Turp dhe faqe e zezë, fatkeqësi e madhe për demokracinë në Shqipëri. Nuk po i ndahen popullit shqiptar hienat komuniste, spiunët që na masakruan dhe na e bënë jetën tone të zezë si nata e diktaturës.
Por duket se politika nuk paska moral. Sa të paturpshme paskan qenë këto bisha me fytyrë njeriu. Rezoluta e Parlamentit shqiptar në mbështetje të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE “për dënimin e krimeve të komunizmit”, po kotet e përgjumur në sirtaret e Kuvendit. Ligji për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit, i miratuar vetëm nga mazhoranca e djathtë, u kundërshtua egërsisht nga Partia Socialiste. Gjykata Kushtetuese, me kriminelë të diktaturës komuniste në përbërjen e saj ka bllokuar ligjin, duke bërë të mundur që përsëri spiunët e së majtës ish-komuniste të bëhën pjesë e Parlamentit. Jemi vendi i vetëm në Europën ish-komuniste që ligji për hapjen e dosjeve nuk është zbatuar dhe kundërshtohet haptazi ndarja me të kaluarën e regjimit kriminal komunist. Lugati enverist komunist po përpiqet të ngrihet nga varri dhe me ato kockat gërdallë po rreket të luftojë demokracinë. Ne ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë po përjetojmë imazhe si në ekranet e filmit “Vdekja e kalit”, kur hetuesi kriminel është zgjedhur deputet dhe në shkallët e Kuvendit takon të burgosurin politik që e kishte torturuar e dënuar. I burgosuri politik që kishte humbur familjen dhe rininë - tani i varfër dhe i drobitur - e shikon i habitur. Duku andej nga zyra ime, - i thotë krimineli, - ndoshta do të bëjmë diçka edhe për ty. Por ne, ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë nuk mundet ta pranojmë këtë “status-quo” të vendosur nga persekutorët tanë. Ne jemi formacioni më vital i Partisë Demokratike dhe të djathtës në Shqipëri dhe në zgjedhjet e 28 Qeshorit do të shënojmë së bashku fundin e turpshëm të kriminelëve të diktaturës komuniste, të grumbulluar në “stanin e Edi Ramës”. Parlamenti i ardhshëm me shumicën dërrmuese të së djathtës që do të konfirmohet në zgjedhjet e 28 Qeshorit, do të vërë në zbatim ligjin për hapjen e dosjeve dhe të dënimit të krimeve të komunizmit. Spiunët do të jenë të pafat të kullosin të qetë në livadhin e Edi Ramës. Ata do të largohen si minjtë nga Parlamenti shqiptar. Prandaj të mos i gënjejë mendja si gomari që po e hante ujku dhe shpresonte se ishte në ëndërr. Mos të ndjekin karrocën e Edi Ramës, por të largohen nga politika. Shqipëria sot me standardet e Europës demokratike, kërkon të ndahet njëherë e përgjithmonë me të kaluarën komuniste. E kaluara e zezë në regjimin komunist do të mbetet në memorien e atyre burrave dhe grave që e përjetuan diktaturën, si një ëndërr e keqe që kurrë nuk do të përsëritet më. Në këtë kontekst, e majta ish-komuniste duket mjaft e stresuar dhe në konfuzion të thellë përballë qeverisjes dhe fitores së bindshme të Partisë Demokratike në zgjedhjet që po afrojnë. Kryetari i të majtës ish-komuniste Edi Rama, në daljet e tij në publik me britma histerike, të kujton Benito Musolinin. Nuk ishte për t’u çuditur që në konferencen kombëtare të PS në Pallatin e Kongreseve, me shifra të pabesueshme që nuk mundet të gënjente as njerëzit më naivë, ai deklaroi se “viti 2009 e ka mbushur Shqipërinë me analfabetë”, ndërkohë fjalët e tij priteshin me duartrokitje dhe ovacione nga miltantët që kishin mbushur sallën. Shikoni çfarë hipokrizie. Të gëzohen se Shqipëria qenka mbushur me analfabetë! Por e verteta është krejt e kundërta e asaj që fabrikon mendja e një skizofreni të tillë që për nga gënjeshtrat ia kalon edhe Nastradinit. Po t’i referohemi vetëm një fakti se në këto vite të qeverisjes së PD, numri i studentëve në shkollat e larta është dyfishuar, flet për atë se Edi Rama është në krizën më të thellë të një njeriu me probleme psikike.
Personalisht nuk më shqetëson fakti se a do të fitojë Partia Demokratike me të djathtën në këto zgjedhje, pasi kjo fitore është absolutisht e sigurtë, por jam i shqetsuar se si është e mundur që një pjesë e popullit tim të mashtrohet deri në kufijtë e naivitetit nga një njeri që është akuzuar publikisht si njeri me veset më të ndyra, që edhe në fjalorin e gjuhës shqipe përcaktohen vetëm me shkronjat e para të alfabetit. Është absolutisht e pamundur që një njeri i tillë pa familje dhe me një jetë të shthurur, të jetë i besueshëm se mendon  dhe punon për një jetë më të mirë për të tjerët, për Atdheun dhe familjet e tyre. Kjo monster tipike komuniste nuk ka mundur asnjëherë të përballet me akuzat e drejtpërdrejta të cilat cënojnë rëndë dinjitetin dhe nderin e njeriut. Në këtë pikëpamje ata që drejtojnë shtetin duhet të jenë njerëz të familjeve më të mira shqiptare të traditës patriotike. Dhe e djathta sot në Shqipëri ka arritur ta ketë këtë privilegj. Populli shqiptar në rrugën e tij të gjatë në luftë të pandërprerë për liri dhe tërsi kombëtare kundër armiqve shekullorë,është përpjekur para së gjithash edhe për identitet kombëtar. Nuk ka mundur asnjëherë dhe në asnjë rast që në këtë luftë t’i ketë prirë popullit deri edhe në formacionet më të vogla të rezistencës kombëtare një njeri që nuk ishte biri i një familje të nderuar dhe të respektuar që kishte bërë emër për tradita të familjes patriotike. Vetëm diktaturat nxjerrin në skenë njerëz të pamoralshëm. Kjo ishte edhe arsyeja themelore që për afro një gjysmë shekulli të regjimit komunist shqiptarët në përgjithsi u detyruan të largohen shumë nga vetvetja. Njerëzit me vese dhe të varfër nga shpirti, u konsideruan si shembulli i një shoqërie pa identitet. Familjet e traditës patriotike u luftuan pa mëshirë deri në shfarosje. Urrejtja kundër tyre u shndërrua në sistemin më kriminal të regjimit. Pikërisht në këtë mentalitet po ecën përsëri me kokëfortësi e majta ish-komuniste. Pinjollët e kriminelëve të diktaturës komuniste, pasi që edhe baballarët e tyre shpëtuan pa u lagur nga ndëshkimi i popullit shqiptarë, u shkolluan dhe u pasuruan sa deshën në këto vite të Shqipërisë postkomuniste. Dhe tani po kërkojnë revanshin për të sunduar. Në të majtën ish komuniste, në elitën e saj, janë vendosur ish kriminelët e regjimit komunist dhe këta ustallarë po stërvisin si langojt për gjah pinjollët e tyre që janë më të egër dhe më agresiv se vet baballarët e tyre. Treshja Rama-Beqja-Veliaj është shembulli më i keq dhe i neveritshëm i mundësisë dhe i fatkeqësisë se Shqipërinë mundet ta qeverisin njerëz perversë me vese të ndyra dhe të hajdutërisë pa kufi. Edi Rama është i biri i një krimineli që me firmën e tij ka varur në litar, poetin disident antikomunist, mikun tim të paharruar,martirin e vargjeve të lirisë Havzi Nelën. Në rreshtin e parë të këtij kontigjenti për fatin e keq të së majtës dhe të demokracisë në Shqipëri,ndodhen pinjojt e ish kriminelve të diktaturës komuniste. Skënder Gjinushi, ministri komunist i Ramiz Alisë, i biri i “Golikut” kriminelit komunist, xhelatit më të bindur të E.Hoxhës në krime kundër popullit gjatë dhe pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Vjen në radhë Gramoz Ruçi,ministri i Brendshëm dhe i ish-sigurimit komunist të Ramiz Alisë, përgjegjësi kryesorë i masakrës së 2 Prillit 1991 në Shkodër dhe i vrasjeve në kufi. Së bashku me Gjinushin është ideatori dhe organizatori kryesorë i revolucionit bolshevik të vitit 1997. Emra të tillë si Klosët, Minxhozët, Bushatët, Gjonët, Shalësat dhe disa gra që ashtu si shkruan Fishta “më e zgjuara e tyre ka mend sa një bibë”, janë geni i atyre që e masakruan Shqipërinë në të gjitha pikpamjet. Në mes tyre janë qindra ish-bashkëpunëtorë të zellshëm të ish-Sigurimit komunist që kanë mbushur deri sot sallën e Parlamentit, institucionet e shtetit demokratik dhe përsëri shpresojnë. Këta përbëjnë atë që Edi Rama “i quan politikë e re”, me karrocat e vjetra të ish-regjimit komunist. Edhe njëherë tjetër Ben Blushi, në “Opinionin” e Blendi Fevziut, deklaroi se atij “nuk i vinte turp se ishte bir komunisti”. Pra këtë radhë nuk ia mbajti të ishte “trim” si Ditmir Bushati që “ishte krenar se e ka patur babanë sekretar të pare”.
Populli thotë “më thuaj më ke rri, të të tregoj se kush je”. Edi Rama ka mbledhur në stanin e tij njerëzit me vese dhe pa personalitet që vijne nga e kaluara ish-komuniste, njerëz të hajdutërisë dhe përversitetit që nuk kan asgjë të përbashkët me racën shqiptare. Me 28 Qeshor, Shqipëria do të festojë edhe njëherë tjetër fitoren e demokracisë mbi të kaluarën ish-komuniste. Një e ardhme e ndritur po shkëlqen si dielli në tokën shqiptare.          

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›