Nenkryetarja Subashi Nuk ka transparence ne numerim

Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi denoncoi mungesen e transparencen ne procesin e numerimit te votave te ketij viti. Teksa e nisi fjalen e saj me pengesen qe po i behet medieve per te marre pjese ne procesin e numerimit dhe ne rezultatet e saj Subashi tha se vete KQZ-ja ndryshe nga sa ka ndodhur ne vitet e tjera nuk ka ekrane per rezultatet progresive qe duhet te shohe ky institut.
Kodi Zgjedhor ka parashikuar qe mediat nuk mund te pengohen ne numerimin e votave . Ka nje procedure te vecante te medieve qe ka te beje me akreditimin nga institucionet zgjedhore por sot po i behet nje pengese me procesin e numerimit. Do te kerkoja qe te gjithe komisionet zgjedhore te ndjekin procedurat dhe transparencen.
tha Subashi.
Berja publike e rezultateve
Ajo qe perben problematike eshte fakti qe media te ndryshnme e transmetojne rezultatin ne menyra te ndryshme. KQZ qe eshte institucioni zyrtar dhe pa diskutim ka nje tabele nga dalin te dhenat nga QV te realizuara deri ne keto momente. Ndryshe nga viti 2009 ende ne KQZ nuk vjen nje rezultat zgjedhor progresiv dmth cdo kuti e numeruar te jete zyrtare dhe te jete pjese e rezultatit zgjedhor. u shpreh Subashi.
Gazetarja e Shekullit Lindita Mollaj denoncoi mungesen e transparencen ne qendren e numerimit te votave ne qytetin e Korces ndersa u shpreh se po ushtrohej presion per mosdhenien e nje rezultati te sakte.
Redaksia Online