Transplanti i veshkave, shtyhen sërish operacionet
Shtyhen sërisht operacionet e transplantit të veshkave në spitalin "Nënë Tereza". Ndërhyrjet e para të planifikuara për në muajin janar, tashmë mendohet se do të realizohen diku nga java e tretë e marsit. Shefi i shërbimit të nefrlologjisë Nestor Thereska, bën të ditur se ky është vendimi i palës italiane, detyrimi i pranisë të së cilës në ndërhyrjet e para, parashikohet në kontratë. Sipas shefit të neflologjisë dhe një prej mjekëve të ekipit të specializuar për të realizuar transplantin e veshkës, nga ana e spitalit, nuk ka asnjë pengesë. Sipas Thereskës, është realizuar salla për ndërhyrjen e këtij transplanti dhe laboratory imunologjik gjithashtu. Mjekët shqiptar paramendojnë se në vit mund të kryejnë rreth 20 transplante të veshkës. Operacioni i transplantit të veshkës është një ambicie disa vjeçare e mjekëve të spitalit "Nënë Tereza". Dhe si një pikësynim i hershëm ai është zvarritur vit pas viti, dhe kështu ndodhi edhe me premtimin e fundit, kur gjithçka u duk se ishte gati për janarin e këtij vitit. Gjithësesi, mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë deri në mars, pasi aktualisht janë rreth 200 pacientë renalë, të cilët vuajnë stadine fundit të sëmundjes së veshkave, dhe në pamundësi të trasnplantit trajtohen në hemodializë.