E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Papunësia në vend është thelluar

Partia Socialiste reagoi sot me anë të deputetes, Mimi Kodheli për papunësinë në vend, duke akuzuar qeverinë se nuk ka mbajtur premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës.
Sipas Kodhelit, shqiptarët tashmë vuajnë rritjen e çmimeve të ushqimeve, të energjisë, etj, ndërkohë që qeveria nuk ka marrë masa për rritjen e numrit të të punësuarve.
"Sipas premtimit të Berishës, gjatë gjashtëmujorit të parë të qeverisjes së tij, duhet të ishin hapur 20 mijë vende të reja pune. Por në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta. Në periudhën shtator - shkurt, jo vetëm që punësimi nuk është rritur me 20 mijë vende të reja punë, por në realitet, të dhënat tregojnë se punësimi u zvogëlua me 2,300 vende pune", u shpreh ajo për mediat.
Ajo shtoi se shqiptarët sot janë më të varfër dhe më të papunë dhe kjo është vetëm pasojë e keqqeverisjes se Sali Berishës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›