E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shtëpinë e 3 vëllezërve Mulliri, si komentohet arrestimi i Besim Karaj

Tashmë dhimbja është ulur këmbëkryq në familjen Mullri sapo kanë dërguar për në banesën e fundit tre djemtë e familjes, ndërsa pas arrestimit të autorit familjarët babai si dhe xhaxhai i djemëve Xhelian, Taluant dhe Edelvan Mullirti kërkojnë drejtësi nga shteti, madje ata shkojnë edhe më tej, deri në vrasjen e autorit Besim Karaj.
Por RTV "Ora News" disponon pamje të tre vëllezërve para maskarës në dasmën njërit prej tyre Xhelijanit.
Por çfarë ndodh në familjen tjetër që është e përfshirë në këtë masakrë, bashkëshortes së autorit. Që prej ditës së masakrës familja e vjerrit të Besim Karajt është mbyllur në shtëpi dhe nuk ka kaluar as pragun e portës. Madje që prej data 29 janar poshtë shtëpisë dy katëshe ndodhen forca të shumta policie për ruajtjen e qetësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›