Kodheli: Shqiptaret e dine sa jane varferuar
Zedhenesja e Kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli, ishte e pranishme diten e djeshme tek "Ushtari i panjohur", nga ku u shpreh se Berisha nuk ka moral te flase per zvogelim te varferise ne vend, ne nje kohe kur shqiptaret e dine shume mire se si jane varferuar ne keto 4 vite te qeverisjes se tij. "Si mundet Sali Berisha, te shohe ne sy shqiptaret dhe te pretendoje se plani i tij per ekonomine po funksionon? Keta njerez e dine shume mire se cila eshte gjendja ekonomike e shqiptareve", tha Kodheli. Zyrtarja socialiste tha se Sali Berisha gjate ketyre kater viteve, mund te kete bere shume per familjen e tij, por jo per shqiptaret te cilet pas 4 vitesh jane me shume te papune.