E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S'lejojme zgjedhje, pa karta

Denis Dedej

"Ne nuk do te lejojme zgjedhje, te cilat perjashtojne qindra-mijera shqiptare e shqiptare nga e drejta e votimit". Kjo eshte deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vijimit te turit te tij per prezantimin e programit qeverises socialist, i ndaluar ne Nikel te Fushe-Krujes. "Nuk mund te kete zgjedhje, ne qofte se nuk ka te drejte qytetari qe te zgjedhe", shprehu qendrimin perballe mbeshtetesve, Edi Rama. Ai siguroi, se zgjedhjet jane te deshtuara, ne qofte se qindra mijera qytetare e qytetare nuk kane te drejten, per shkak se qeveria i ndalon ne kete te drejte, te aplikojne. Gjithashtu, kryesocialisti theksoi se nuk do te tolerojne nje proces zgjedhor te manipuluar per shkak te paaftesise, papergjegjshmerise, por edhe qellimisht. "Ketu ka nje problem te madh, qe eshte paniku i Sali Berishes dhe i kesaj qeverie, te kthyer ne nje ndermarrje familjare perballe nje procesi, i cili eshte gjykimi i popullit per keto 4 vjet", u shpreh Rama mbi situaten zgjedhore. Sipas tij, qe te mos kete edhe 4 vjet te tjera si keto duhet qe te gjithe bashke te perpiqemi, secili te beje mundimin e tij per te aplikuar. "Te aplikojme duke kembengulur, pavaresisht dhjetera e dhjetera kilometrave qe duhen bere per te marre karten, pavaresisht zmbrapsjeve ndonjehere edhe fyese, here-here poshteruese nga ana e perfaqesuesve te shtetit, te njerezve te cilet jane sherbetore te pushtetit", apeloi lideri socialist. Kryesocialisti gjate vizites se tij ne Nikel, ka vizituar edhe nje nga qendrat e aplikimit te Nikel, shume pak kilometra larg Tiranes. "Mbetet akoma shqetesues fakti se ne shkalle vendi kane aplikuar vetem 38% e shtetasve pa pasaporte. Ne kater qarqe, shtetas pa pasaporte, aplikantet jane ne 30%. Qarku i Kukesit mbetet me nivelin me te ulet te aplikimeve, vetem 9.5%", sjell ne vemendje kreu i PS. Ai gjithashtu theksoi se efekti i vendimeve te qeverise per lehtesimet financiare nuk duket domethenes dhe nga data 28.04.2009 deri ne 08.05.2009 numri i shtetasve pa pasaporte qe kane aplikuar, eshte rritur vetem me 6.2%(ose 44. 970 shtetas). "Po te ecet me kete ritem deri ne fund te qershorit do te mbeten me shume se 300 mije shtetas pa pasaporte, qe nuk do te kene aplikuar per leternjoftim elektronik", perllogariti lideri i partise me te madhe ne opozite. Gjate takimit Rama ka degjuar dhe deshmite e banoreve, te cilet shprehnin deshiren per t'u pajisur me karta dhe kjo nuk iu behej e mundur. "Nje sekonde e me pare, te vazhdojme ne aplikimin e marrjes se kartave. Jemi te gatshem te fillojme sa me shpejt per t'u pajisur, por ketu nuk ka filluar ende aplikimi. Ne vijme ketu perdite te pyesim kryetarin e komunes, si i behet. Me sa duket kjo eshte skema qe perdor ky shtet", rrefeu nje banor. Pas deshmive, Edi Rama ka percjelle apelin e tij nga per te gjithe shqiptaret per te mos humbur durimin nga sorollatjet e qellimshme te qeveritareve, por te gjithe te aplikojne dhe te marrin karten e tyre te identitetit, per te sjelle ndryshimin ne kete vend. "Ne do te qendrojme me force perballe kesaj tentative gjithmone e me te qarte per te deformuar procesin zgjedhor dhe per te deformuar rezultatin e zgjedhjeve, duke mos e lejuar popullin te votoje si nje i tere. Ju lutem mos humbni durimin! Ju lutem mos humbni deshiren per te marre pjese ne kete ndryshim historik te 28 qershorit!", perfundoi fjalen e tij, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

PROBLEMATIKA

Sipas Partise Socialiste, njesite me problematike vazhdojne te jene komunat. Ne 68 komuna problematike kane aplikuar jo me shume se 10 shtetas pas pasaporte. Ndersa ne 13 komuna, nuk jane hapur ende qendrat e aplikimit.

NXITJA

Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne Fushe-Kruje, ku vullnetaret e PS kane ngritur cadra ne te cilat ofrojne asistence per te gjithe qytetaret, te cilet sherbimi postar i sorollat, apo qe nuk e kane emrin ne lista. Vullnetaret jane per te nxitur njerezit, per te aplikuar per kartat e identitetit.

16

Rrethe

Te vendit, te cilat kane te shperndare sistemet e ankimit, kane aplikuar ne teresi rreth 30% te personave, te cilet nuk jane te pajisur me pasaporte. Por, megjithese pajisja e kesaj shtrese me leternjoftim eshte nje prioritet i qeverise, socialistet shprehin shqetesim per ecurine e procesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›