Dule, braktis Berishen per Ramen
Denis Dedej
Mori fund pritja per afrimin e Partise Bashkimit per te Drejtuat e Njeriut drejt koalicionit "Bashkimi per ndryshim". Krahas debateve te shumta qe kishte ne ambientet e selise se partise te PBDNJ, ne afatet e fundit kohore dhe limitet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, vendoset largimi nga koalicioni qeverises. Deklarata e largimit drejt koalicionit opozitar eshte bere e ditur nga kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, pas mbledhjes se kryesise ne oren 17:00 te dites se djeshme. Per partine e tij keto dite ishin teper intensive ne takime me zyrtaret demokrat dhe socialist, por edhe me konsultime per zgjedhjen qe duhej bere. "Negociatat me Partine Demokratike deshtuan dhe Partia Bashkimit per te Drejtat e Njeriut nuk gjeti terren te perbashket me mazhorancen aktuale", u shpreh lideri i PBDNJ, Vangjel Dule. Per kete arsye, ai theksoi se vendimi eshte marre me korrektesine me te madhe, duke shtuar se ne ditet ne vazhdim do te jepen detajet e ketij bashkepunimi. Ne lidhje me keto detaje ka pasur nje takim te zhvilluar ne kryesine e Partise Socialiste paraditen e djeshme. Burime prane kesaj partie konfirmojne takimin koke me koke midis kryesocialistit dhe kreut te PBDNJ, Vangjel Dule. Pas nje ore bisedimi intensiv, palet jane shperndare, ku Dule do te transferonte ceshtjen e koalicionit ne kryesine e tij. Pas mbledhjes se zhvilluar PBDNJ, deklarohet afer kater partive te tjera opozitare, PS, PSD, PDS dhe G99. Nderkaq, kreu i PBDNJ, ne daljen zyrtare te tij, nenvizoi faktin se partia qe ai drejton ka prioritet integrimin e vendit ne BE. I pyetur nga gazetaret se nese koalicioni i djathte fiton nje mandat te dyte, cili do te jete pozicioni i PBDNJ-se, ai u pergjigj, se marreveshja eshte e qarte, do te jete para dhe pas elektorale. "Nese shoqeria shqiptare, ne, dhe koalicioni qe po i behemi sot pjese, do t'i rezervohet roli i opozites, do te jemi opozitare te devotshem dhe te perkushtuar", u shpreh Dule. Sipas tij, ne qofte se do te jene fituesit, do te jene ne vijen e pare te reformave te thella, te gjithanshme, pa marre parasysh koston politike qe shpeshhere i ka bere ato deri me sot te jene te cunguara dhe afatshkurtra. "Me PD, me te cilen bashkeqeverisem per kater vitet e fundit dhe nuk u gjet terreni i mjaftueshem i perbashket, per te vazhduar bashkepunimin, ndersa me PS negociatat na cuan ne konkluzionin se mund te bashkepunojme per zgjedhjet e 28 qershorit", shpjegoi afrimin ne koalicionin "Bashkimi per Ndryshim", kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.
ZYRTARZIMI
Zyrtarizimi i koalicionit te drejtuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, "Bashkimi per Ndryshim", u be e mundur pasditen e djeshme. Ndersa diten e sotme kryetaret e partive te koalicionit do te bejne nje dalje zyrtare.
ALEATET VENDOSEN:
1. Te themelojme koalicionin politik zgjedhor me emrin "Bashkimi per
Ndryshim";
2. Koalicioni do te kete si simbol politik te tij nje trendafil te kuq, me gjethe te gjelber, te mbajtur ne nje dore te shtrire dhe te hapur. Ne krah te kesaj logoje, shkruhet me te bardhe emri i koalicionit (Bashkimi per Ndryshim);
3. Partite anetare te koalicionit angazhohen te bashkepunojne ne cdo nivel politik per maksimizimin e rezultatit elektoral;
4. Anetaret e koalicionit politik "Bashkimi per Ndryshim" angazhohen qe pas fitores ne zgjedhje, te kontribuojne ne te gjitha nivelet e qeverisjes ne baze te peshes specifike elektorale te secilit subjekt dhe gjithmone ne frymen e bashkepunimit dhe mirekuptimit per realizimin e filozofise politike qe qendron ne zemer te ketij bashkimi;
5. Partite anetare te koalicionit "Bashkimi per Ndryshim" autorizojne Kryetarin e Partise Socialiste Z. Edi RAMA te zgjeroje koalicionin edhe me anetare te tjere, bazuar ne konsultimet paraprake me nenshkruesit e ketij koalicioni, pa pasur nevoje per miratimin tone me shkrim, parti qe ne themel te programit te tyre kane te njejten filozofi politike dhe qe kerkojne nje politike te re ne vend. Cdo marreveshje me shkrim e nenshkruar nga Z. Edi RAMA me forcat e tjera politike, behet pjese integrale e kesaj marreveshje koalicioni.
6. Kryetari i Partise Socialiste te kryeje cdo veprim ligjor ne lidhje me regjistrimin e koalicionit si subjekt zgjedhor, pa pasur nevoje per nenshkrimin e kerkeses nga secili anetar i ketij koalicioni, si dhe cdo veprim tjeter qe kerkon ligji per koalicionet, perfshire edhe delegimin e te drejtes per te caktuar vezhgues bazuar ne dispozitat e caktuara nga Kodi Zgjedhor dhe rregullat perkatese te miratuara nga KOZ.