Ndryshime ne qeveri, Tabaku e Alimadhi, zevendesministra
Kryeministri Berisha ka vendosur te beje disa ndryshime zevendesministrash ne qeverine e tij, vetem nje muaj perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ne thelb te dy ndryshimeve te bera ne mbledhjen e djeshme te qeverise, jane edhe marreveshjet paraelektorale, te bera me ata qe do te jene aleatet e Partise Demokratike, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe qe pretendon te bashkeqeverise vendin ne nje tjeter mandat me demokratet. Si rezultat i kesaj, qeveria emeroi dje, Jorida Tabakun si zevendesministre te Integrimit, duke zevendesuar ne kete menyre ish-zevendesministrin, Zef Bushati, i cili i perkiste Partise Demokristiane te drejtuar nga Anton Gurakuqi. Po dje ne qeveri u more vendimi per te shtuar edhe nje zevendes minister te ri ne Ministrine e Transporteve dhe Puneve Publike. Dy zevendesministrave aktual iu shtua edhe Adriatik Alimadhi, kryetari i Partise Balli Demokrat, i cili pak dite me pare lidhi me Berishen edhe nje marreveshje bashkepunimi per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.