E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicionet regjistrohen ne KQZ

Ne perfundim te afatit zyrtar te pritjes se regjistrimit te koalicioneve zgjedhore, pese koalicione u dorezuan zyrtarisht ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Deri ne oret e vona te mbremjes, ne KQZ u depozituan dokumentacioni i plote per regjistrimin si koalicion ne zgjedhje, i PD me partite e tjera te djathta. Me konkretisht, me PR, PBK, PLL, PLD, PDI. Po keshtu, regjistrimin si koalicion me dokumentacion te plote, e paraqiti dhe grupimi i majte qe drejtohet nga Partia Socialiste. PS doli ne koalicion me PSD, PDS, PBDNJ, dhe G99. Si koalicion u regjistrua dje ne mbremje ne KQZ dhe grupimi tjeter i majte qe drejtohet nga Levizja Socialiste per Integrim e Ilir Metes. LSI u regjistrua ne koalicion me PDNJ te Karamelos, si dhe PSV '91. Nderkohe qe ne Komisionin me te larte zgjedhor, si koalicion depozitoi dokumentacionin dhe Balli Kombetar. Kjo parti dorezoi marreveshjen e nenshkruar me PD. Po keshtu si koalicion u regjistrua dhe Poli i Lirise. Ky koalicion ka ne perberje te tij, LZHK, PDK dhe se bashku me to dhe Pronaret e ligjshem te tokave, perfaqesues te ish te perndjekurve politike dhe shoqata e Romeve.

Koalicionet e regjistruara

Poli i Lirise

Balli Kombetar me PD

PS-PSD-PDS-G99-PBDNJ

LSI-PSV91-PDNJ

PD-PR-PBLD-PLL-PBK

Kryetari i PS jep alarmin per leternjoftimet: Jane 300 mije qytetare pa pasaporta, qe s'pajisen deri ne fund te qershorit me karta


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›