E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, Arvizu e Wollfarth: Të respektohen afatet

Dy ambasadorët e akredituar në Tiranë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth kanë kërkuar sot mbylljen Brenda afatit të reformës zgjedhore. Deklarata e tyre është bërë në tryezën me temë "Teknologjitë e reja në zgjedhje dhe administrimi i tyre”.

Në fjalën e tij ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka kërkuar nga partitë politike të respektohen afatet kohore për reformën zgjedhore në mënyrë që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit.  “Kodi aktual është bazë e mirë, por ka disa boshllëqe, të cilat duhen realizuar. Duhen respektuar afatet kohore që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit. Respektimi i afateve do të bëjë të mundur që të mos i lihen përgjegjësitë palës tjetër dhe të sabotohen zgjedhjet e 2013-ës” ka theksuar Arvizu . Ai gjithashtu ka deklaruar se është e rëndësishm që palët të bëjnë kompromis në mënyrë që kodi zgjedhor të jetë afatgjatë.
 

Me të njëjtën kërkesë ka dalë edhe kreu i prezencës së OSBE-së, ambasadori Eugen Wollfarth. Sipas tij, duhet të adresohen gjithë propozimet e bëra nga OSBE/ODIHR për të mundësuar një reformë zgjedhore të standardeve më të mira.

Reforma zgjedhore është një proces kompleks. Është bërë progres, por ka ende punë për t`u bërë.  Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda afatit. Duhet rezultat cilësor dhe besim mes palëve politike. Palët duhet të adresojnë të gjitha rekomandimet e OSBE-së. Reforma zgjedhore është një proces që i përket klasës politike shqiptare” ka theksuar Wollfarth.

Ndërsa Kryeparlamentarja Topalli në fjalën e saj vlerësoi se që prej marrëveshjes së 14 nëntorit të vitit të kaluar është bërë përparim në shumë kapituj të kodit zgjedhor. “Ftoj forcat politike parlamentare dhe aktoreët e tjerë që të mundesojnë në kohën e duhur amendamentet e Kodit që plotësojnë rekomandimet e OSBE. Kjo reformë duhet të plotësojë boshlliqet si votimit familjar, bojkoti, vendosja e shenjtërisë së ligjit dhe jo urdhërit politik. Reforma zgjedhore është detyrë. Në rolin tim garantoj mbështetje të plotë për punën tuaj të përbahkët”, theksoi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›