E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi, PS-ja reagon pas deklaratës së Berishës

Tiranë- Pas deklaratës së kryeministit berisha lidhur me Kodin Zgjedhor, për një aleancë Rama-Meta, ka reaguar menjëherë Partia Socialiste. Sipas zëdhënëses Mimi Kodheli, parlamenti duhet të votojë pa humbur kohë vetëm dekretin e presidentit.

“Nuk na çudit fare shfaqja e dyfytyrësisë së rradhës që Sali Berisha dha sot duke i qarë hallin Ilir Metës. Në derexhenëku është katandisur kryeministri, Iliri është vërtetë shpresa e fundit që i ka mbetur për të spostuar vëmendjen e opinionit publik nga skandalet e tmerrshme të korrupsionit qeveritar”- tha ajo gjatë një deklarate për shtyp.

Sipas saj, i rëndësishëm është votimi pa vonesë i dekretit, ndërkohë që të tjerat janë politikë e vjetër kulisash e diversionesh që Saliu dhe Iliri mund të vazhdojnë t’i bëjnë njëri-tjetrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›