Të përndjekurit, Beqja: Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë
Tiranë- Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë për mosdëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, ka deklaruar sot gjatë një konference për shtyp se në të tre vitet së bashku asnjë prej 17 500 të përndjekurve në Shqipëri nuk mori prej qeverisë së Sali Berishës asnjë qindarkë nga 16 milionë USD të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit.
“Me paratë e të tre viteve së bashku mund të kompensoheshin 2000 vite burgu ose 4000 vite internimi. Me paratë e vitit 2008 mund të kompensoheshin 890 vite burgu ose 1780 vite internimi”- tha ai.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare, Beqja ka thënë se për periudhën 11 mujore, qeveria e Sali Berishës nuk arriti të shpenzojë asnjë qindarkë për të kompensuar të përndjekurit politikë.
Sipas tij, me paratë e të tre viteve së bashku mund të kompensoheshin 2000 vite burgu ose 4000 vite internimi; me paratë e vitit 2008 mund të kompensoheshin 890 vite burgu ose 1780 vite internimi.
“Të gjithë ne jemi dëshmitarë që për gati 110 ditë me rradhë në tre televizione kombëtare, qeveria e Sali Berishës shfaq të paktën tri gënjeshtra televizive për trasmetimin e të cilave janë shpenzuar deri tani të paktën 500 mijë usd”- tha Beqja.
Ai ka kujtuar se nëse do të shmangej transmetimi i spoteve qeveritare në Tv do t’i mjaftonte qeverisë së Sali Berishës për të kompensuar 405 ditë internimi apo 203 ditë burgu.
Shmangia e shpenzimeve të deritanishme për transmetimin e këtyre gënjeshtrave televizive, sipas tij do t’i mjaftonte qeverisë së Sali Berishës për të kompensuar 44 550 ditë (122 vite) internimi apo 22 275 ditë (61 vite) burgu.