Kodi Penal, Ligjet miratojnë në parim ndryshimet
Tiranë- Komisioni i ligjeve para pak çastesh ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Penal.
Gjatë mbledhjes mazhoranca ka propozuar që në Kodin Penal të futet një dispozitë lidhur me dhunënë në familje, ku sipas saj dhuna të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg.
Një ndryshim tjetër ku të dyja palët kanë rënë dakort është shpifja mbi Presidentin. Në lidhje me këtë u kërkua që ajo të mos përbëjë vepër penale, por të trajtohet nga Kodi Civil.
Ndërsa votimi nen për nen i ndryshimeve në Kodin Penal do të kryhet javën e ardhshme.
Shkrime të tjera me interes:
- Banda e Durresit, Kodi Penal zbut akuzat Ndryshimet qe ka pesuar Kodi Penal qe nga viti 1995...
- Fyerja dhe shpifja, përplasje PD- PS Tiranë- Të dyja grupet politike bashkë me shoqërinë civile kanë...
- Partia Socialiste: Kallëzim penal për Lulëzim Bashën Tiranë- Këshilltarët socialist kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër kryetarit...