E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente rrugore, katër të plagosur

Katër persona, mes tyre një efektiv policie në Korçë si dhe tre pjestare të së njëjtes familje, kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të ndryshme rrugore në Durrës e Sukth.

I.Cakerri, 30- vjeç, efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë për shkak të një aksidenti të ndodhur në autostraden Tiranë- Durrës, në afërsi të mbikalimit të Sukthit.

30- vjecari sipas policisë ka humbur drejtimin e automjetit tip Ford me targa AA  943 CA, me të cilin po udhëtonte duke dalë  nga rruga. Si pasojë e përplasjes së fortë, 30- vjeçari ka marrë dëmtime të shumta në kokë e në trup, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën në sallën e reanimacionit në spitalin e Durrësit. Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, por mendohet që të ketë ndikuar koha e keqe si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkaq, më herët një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre kalimtareve, pjesë e së njëjtës familje është regjistruar në rrethrrotullimin e Kenetës. Të dëmtuarat e identifikuara janë V. Ndoj, 40- vjeçe, E. Ndoj 18-vjeçe si dhe P. Ndoj 19 -vjeçe, pjestarë të së njëjtës familje. Personat e plagosur janë dërguar menjëherë për në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shpallur në kërkim nga policia.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›